SPAK ka ushtruar një aksion të befasishëm në ambientet e Kadastrës së Tiranës pasditen e sotme. Mësohet se tre zyrtarë të këtij institucioni janë arrestuar deri më tani, dhe aksioni po zhvillohet nga drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se janë lëshuar 5 urdhër arreste në total, prej të cilëve janë ekzekutuar vetëm tre, ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.
Dyshohet se personat për të cilët është lëshuar urdhër ndalimi, kanë falsifikuar dokumente të pronave të ndryshme në këmbim të parave. Ende nuk dihen identitetet e zyrtarëve të arrestuar apo të atyre që pritet të arrestohen.