E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“SPAK ta thërrasë sot!”, Rama denoncon “live” gjyqtaren

Në një komunikim me gazetarët, kryeministri Rama sulmoi hapur një gjyqtare, emrin e të cilës tha se nuk e mban mend, e cila ka marrë një vendim të rëndë vetëm një javë para se të largohej nga Vettingu. Ai tha shkurt dhe prerë se gjyqtarë e prokurorë që nuk e kanë kaluar Vettingun, por që marrin vendime, të pezullohen urgjent.

Kreu i qeverisë u shpreh se janë hasur në disa raste të vendimeve të ashtëquajturave prej tij si ‘mostra’, që kanë tronditur shoqërinë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Rama teksa e ceku këtë rast, e ilustroi me një shembull konkret.

Kryeministri tha se ishte angazhuar qeveria për të ndërtuar qendrën kombëtare të fëmijëve, te ish-Garda e Republikës. Në momentin kur do startonte puna, del një gjykatëse ka bërë sigurim për një subjekt privat, që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet.

Gjykatësja në fjalë ka dhënë vendimin, një javë para se të largohej nga Vettingu. Rama apeloi që kjo gjykatëse të thirret sot nga SPAK-u, siç duhet të thirren të gjithë ata që nuk e kanë kaluar Vettingun, dhe duhet të shkojnë para gjyqit.

“Natyrisht që në pamje të parë duket sikur konsensusi lidhur me këtë është logjik, por nga ana tjetër së pari ne duam të sigurohemi që kemi këtu jo mbështetje të një shumice që na ka votuar për të qeverisur, por një shumice përtej saj, pa u ndarë në ‘tanët’ dhe ‘të atyre’. Ndaj gjithë ky pyetësor shkon në këtë drejtim. Duhet të kemi parasysh se shtëpisë së përbashkët i vijnë dëme pikërisht nga ndasia dhe sherri politik.

A duhet që ndërkohë që kontributet për pensionistët janë domosdoshmëri jetike për të rritur bazën e mbështetjes për pensionistët, ndërkohë që ka njerëz që thonë se pensionistëve që vazhdojnë punën nuk u duhen kërkuar kontributet. Në këtë mënyrë, mendojmë se është rruga e duhur për të adresuar qytetarët. Më tutje akoma është një temë tjetër shumë kontraverse, por me një potencial të madh, qoftë për të marrë të mira të përbashkëta, por qoftë edhe për t’u futur në një zonë rrezikshmërie, siç është tema e amnistisë së plotë për të gjithë emigrantët, që duan të formalizojnë kursimet e tyre.

Kultivimi dhe monitorimi i kanabisit për qëllime mjekësore është sot një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonomitë e tyre, ndërkohë që sot në Shqipëri ka ende njerëz që thonë se nuk është ende koha që vendi ynë të hyjë në këtë proces. Edhe unë kam qenë një ndër ta, por duket se ne nuk mund të presim më. Kjo është një vendimmarrje, që neve na duhet më shumë se bindja jonë. Na duhet të kapërcejmë përtej kartonit, përtej shumicës, dhe të marrim një mendim nga të gjithë shqiptarët.

Lexo edhe :   Erdogan: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, dhe jo kur thirret!

Një temë tjetër është ajo e pandemisë. Ka një frustrim të madh, sepse kjo po zgjat, po bëhet e lodhshme, sepse rreziku për jetën është aty. Ka plot njerëz që thonë se Shqipëria duhet të vendosë detyrimin që qytetarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit në hapësira publike të përbashkëta apo të mbyllura, por një pjesë tjetër thotë se kjo është një praktikë që kufizon liritë e të drejtat dhe nuk duhet të jetë e detyrueshme. Edhe këtu ne duam të shkojmë përtej kartonit. Është një vullnet edhe për të ndryshuar vetveten, në një mandat të tretë që në mënyrë domethënëse ndikon edhe mbi ne, edhe mbi mua, për t’u hapur më shumë, duke dëgjuar më shumë.

Lexo edhe :   Shërbimi sekret për të ruajtur Erdoganin, truprojat i kontrolluan ushqimin

Kalojmë te biznesi i madh, që është targetuar si një shfrytëzues, si një gogol. Tema është që biznesi i madh është edhe aktori më i madh në vite i evazionit fiskal. Janë jo pak njerëzit që kërkojnë që biznesi i madh, kur bën evazion, të goditet pa mëshirë. Kjo do të thotë ashpërsim i konsiderueshëm i masave që cojnë në penalizime, deri në humbje të lirisë të biznesmenëve të mëdhenj, por edhe gjoba ndaj tyre. Edhe për këtë ne duam të dëgjojmë shqiptarët.

Për pastrimin ne kemi nevojë të flasim më shumë se shumica, por duam të dimë çfarë mendon e gjithë shtëpia, duam t’iu japim zë të gjithëve. Nuk është imponues, por është një këshillim, një odë e madhe e shqiptarëve.

Kemi një temë tjetër për të cilën kemi hasur problematikë, ku hyn dhe faktori ndërkombëtar. Problematika është se nga njëra anë ne mendojmë se gjyqtarë e prokurorë që nuk e kanë kaluar Vettingun, por që marrin vendime, duhet të pezullohen urgjent. Kemi pasur disa raste të vendimeve të mostrave, që kanë tronditur shoqërinë. Ju jap një rast, angazhohet qeveria për të ndërtuar qendrën kombëtare të fëmijëve, te ish-Garda e Republikës, bën projekt, jep financimin dhe cfarë ndodh? Në momentin që jemi gati të fillojmë punën, na del që një gjykatëse ka bërë sigurim për një subjekt privat, që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet. Rasti konkret është që kjo gjykatëse jep këtë vendim një javë para se të largohet nga Vettingu. Kjo gjykatëse, emri i të cilës nuk më kujtohet, por që do ja them në publik, duhet të thirret sot nga SPAK, siç duhet të thirren të gjithë ata që nuk e kanë kaluar Vettingun, dhe duhet të shkojnë para gjyqit, sepse kanë grabitur njerëzit duke shitur e blerë të drejtat. Këta duhet të pezullohen automatikisht, kur janë vendime që skandalizojnë gjithë shoqërinë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...