E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

SPAK ‘kopsit’ dosjen”339″/ Rama: Ja pse duhet depolitizuar administrata zgjedhore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish-komisionerëve të dosjes “339”. Ai shprehet se arrestimi i komisionerëve politikë, nxjerr në pah domosdoshmërinë e depolitizimit të administratës zgjedhore.

Në reagimin e tij në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se pikërisht ajo dosje është një nga arsyet se përse mazhoranca kërkon depolitizimin e administratës zgjedhore. Duke qënë se kërkesa e tyre, nuk u pranua nga opozita jashtëparlamentare në mbledhjet e Këshillit Politik, Rama nuk ngurroi të theksonte se vetëm 8 komisionerë të arrestuar ishin të Partisë Socialiste, ndërsa të tjerët i përkisnin dy forcave opozitare.

Statusi

Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!

Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore!14 të pandehur të PD-LSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...