Spak jep pretencën për ish-Prokurorin Llalla

LLALLA FLET PER GAZETARET - Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, duke folur per gazetaret pas nje seminari per luften ndaj narkotikeve, ku tha se askush nuk mund te nderhyje ne punen e prokurorit. /r/n/r/nLLALLA SPEAKS FOR THE REPORTERS - General Prosecutor Adriatik Llalla, speaks for the reporters, where he said that politics should no interfere in the prosecutor's work.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për Adriatik Llallën, ku kërkon 2 vite burg për ish-kryeprokurorin, raporton News24.

Duke qenë se Prokuroria ka pranuar gjykimin e shkurtuar, për këtë arsye ish-kryeprokurorit Llalla nëse dënohet, i mbeten për të shlyer 1.4 vite burg.

SPAK gjithashtu ka kërkuar edhe dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik për Llallën, ky i fundit si dënim plotësues.

Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Seanca e radhës është caktuar për më 2 prill.