E enjte, 19 Maj, 2022
24.5 C
Tirana

SPAK i sekuestron llogaritë bankare, mjeku për pushime në Greqi me deputeten

Ndonëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, i ka sekuestruar llogaritë bankare mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, ai ia ka dalë të përballojë koston e pushimeve në Greqi. Mjeku po shijon pushimet në Prevezë të Greqisë, në një nga resortet më luksoze. Ai nuk e ka menduar dy herë, por ka ikur për pushime, ndonëse është nën hetim për “korrupsion”. Edvin Prifti është duke festuar në shoqërinë e deputetes së Kukësit, Gerta Duraku.

Prokuroria vendosi zgjatjen e afateve të hetimeve për një periudhë gjashtë mujore për Priftin, pasi ai u lirua nga burgu. Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua dhe u la në burg gjykatësja Enkeleida Hoxha.

Kardio-kirurgu është nën hetim prej muajsh, për “korrupsion” e “pastrim parash”, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa Prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në Gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj, dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra, dhe më pas u vu në pranga.

Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi e në zyrë, kqyrja e telefonit dhe e lap-topit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirjen e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta.

Kontrollet në banesën e mjekut zbuluan se ai kishte 250 mijë euro cash dhe 160 milionë lekë të vjetra. 50 mijë euro të tjera dhe 3 mln lekë iu gjetën në zyrë, para për të cilat avokatët pretenduan se ishin në çantën e Priftit, gati për t’i dërguar në bankë.

Mjekut në banesë i është gjetur një bllok, ku shkruante emrat e pacientëve dhe paratë që kishte marrë prej tyre. Në këtë bllok varionin shuma të shënuara që shkonin nga 1 mijë deri në 10 mijë, por nuk dihet ende nëse bëhej fjalë për lekë apo euro.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...