Kryesore

SPAK/ Hajdari: Të hapen edhe dosjet e mbyllura, të shikohen provat, jo emrat


               Publikuar në : 15:15 - 19/01/20 Gentjan Progni

‘SPAK duhet të rihapë edhe dosjet e njohura për vrasje politike’. Kështu është shprehur ish-prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Shkëlqim Hajdari.

Në një intervistë për A2, Hajdari shton se SPAK duhet të nisë punën me hetimin mbi bazë të provave dhe jo nisur nga emrat.

Janë njerëz që do të paguhen me rroga të larta dhe paga më të mëdha seç marrin zyrtarët më të lartë të shtetit që ruhen ata dhe familjarët e tyre me masa të forta sigurie çka i bën ata që të jenë të vendosur dhe të sigurt për të bërë punën e tyre, për të goditur krimin në nivelet më të larta. Do ta bëjnë SPAK-un, i cili do të hetojë, jo duke parë se kush është emri i subjektit që po hetohet, por do shikojnë vetëm provat. Një pjesë e tyre gjendet në arkivat tona, janë çështje të cilat ndër vite janë pushuar padrejtësisht. Mund të jenë në arshivën e ish prokurorisë së Krimeve të Rënda” -u shpreh Hajdari.

Sipas Hajdarit, prokurorët e SPAK janë njerëz që kanë shitur sovranitetin e tyre për të dhënë drejtësi.

Një agjenci brenda BKH, e pavarur plotësisht nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion dhe nga drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të hetojë jetën private të prokurorëve të posaçëm”, -shtoi ish-prokurori i Apelit për Krimet e Rënda.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT