E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

SPAK ”fut në sitë” pasurinë e dy nipërve të deputetit socialist

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) ka nisur hetim pasuror për 6 shqiptarët e arrestuar dy ditë më parë, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin kokainë nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian.

Burime nga SPAK, bëjnë me dije për Fax News se prokurorët e kësaj strukture kanë kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë dhe hipotekë për pasurinë e kushërinjve Ramazan dhe Fjoralb Rrajës, të cilët janë nipërit e deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Gjithashtu sipas të njëjtave burime, në sitë do të kalojnë edhe pasuritë e Musa Gjikolës, Genti Balliut, Bledar Pepajt dhe Fatmir Xhecukës.

Pas arrestimit të personave te lartpërmendur, autoritetet kanë bërë kontrolle në banesat e tyre për të pare nëse në to ka pasur sende të paligjshme apo jo. Ndërsa SPAK ka dhënë ndihmë me vëzhgime në koordinim me autoritetet belge, ku edhe u krye operacioni.

Operacioni i koduar “ATOS”, u shtri në 4 shtete. Në sajë të këtij operacioni u arrestuan 8 persona, 6 prej të cilëve nga Shqipëria. Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Patozi: Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi shprehet i bindur se ndryshimi do të vijë nga ata shqiptarë që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit...

Kosovë: KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka certifikuar listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët do të garonin më 14 shkurt. Ky vendim...

A ka jetë pas vdekjes? Milioneri ofron shpërblimin e majmë për përgjigjen

Një multimilioner nga Las Vegas, ofron 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes: A ka jetë pas vdekjes? Robert Bigelow, 75 vjeç,...

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit, Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka kalaur për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit në këtë...

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

Nga: Kreshnik Spahiu Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por...