E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

Spaho ia kthen Braçes: Plani i Bashës është shpëtimi juaj

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me deklaratën e zv/kryeministrit Erion Braçe, sipas të cilit koncesioni i rrugës Milot-Balldren nuk do të kryhet. Sipas Spahos, PS po ndjek udhëzimet e Lulzim Bashës, për daljen nga situata e rëndë në të cilën është përfshirë vendi pas tërmetit të 26 nëntorit. Në komentin e radhës në Facebook, Spaho shkruan se pas rrugës Milot-Balldre, duhet anuluar rruga Orikum-Dukat, 80 milion euro për 14 km rrugë. Po sipas tij, nëse do mobilizojmë me seriozitet burimet e brendshme, bota do na ndihmojë pa kufizim. Por kjo arrihet po të ndahen nga oligarkët.

Statusi

Ja pra qe opozita dhe zoti Basha kane te drejte. Po te mbani mendjen te ftohte dhe tju sundoje realizmi, plani prej tre pikash i zotit Basha eshte shpetimi juaj. Vleresimi sa me pare i demeve te jep mundesi te dish nevojat dhe te fillosh nga rikuperimi i tyre. Financat jane thelbesore ne kete proces sepse asgje nuk ndertohet me urata. Per te marre ndihme nga jashte duhet se pari te mobilizohen burimet e brendeshme. Mundesia e vetme per kete jane anullimi i koncensioneve. Pas rruges Milot- Balldre duhet anulluar rruga Orikum-Dukat, 80 milion euro per 14 km rruge. Koncensioni i check-up eshte me i thjeshti per tu anulluar sepse Vilma eshte ushtare e partise, me kete koncension eshte abuzuar dhe jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret jane te gatshem qe parate e ketij palo kontrolli te shkojne per zhdukjen e pasojave te termetit. Nese do mobilizojme me seriozitet burimet e brendeshme, bota do na ndihmoje pa kufizim, por qe te bejme kete duhet te ndahemi nga oligarket.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Më 25 prill bashkë për një besëlidhje të re, të ndalojmë shpopullimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje sërish që shqiptarët të bashkohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Përmes një postimi...

Grenell sulmon Kurtin: Është anti-amerikan

Ish-i dërguari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës...

A është një makinë elektrike më e mirë për planetin?

Nga: Benjamin Plackett “Live Science” Cili është më i mirë për Tokën: një automjet elektrik aponjë automjet me karburant? Përgjigja për këtë pyetje mund të...

Arbitri mbylli ndeshjen, VAR ndërhyn dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes Kobenhagenit dhe Arahus. Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, me...

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...