E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Sot votohet për shkarkimin e Metës

Sot Kuvendi i Shqipërisë do të votojë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Parlamenti do të votojë sot raportin e Komisionit Hetimor, dhe kërkesën e deputetëve për shkarkim të Presidentit të Republikës.

Sipas Kushtetutës, në Parlament duhen 94 vota pro që Kreu i Shtetit të konsiderohet i shkarkuar dhe më pas vendimi i shkarkimit shkon për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Do të jetë kjo gjykatë si hallka e fundit që do të vendosë nëse kreu i shtetit do të qëndrojë në detyrë, apo do të mbyllë mandatin me herët se korriku i vitit 2022.

Komisioni Hetimor, që u drejtua nga Alket Hyseni, mblodhi prova kundër Presidentit dhe në raportin përfundimtar flitej për shkelje të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit.

Nisma për shkarkimin e Metës u bë për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas maxhorancës shkelnin Kushtetutën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...

Hodhi çantën nga dritarja e lokalit sapo pa RENEA-n, pranga 27-vjeçarit

Kontrollet e befasishme të RENEA-s në Fier për kapjen e personave në kërkim, janë finalizuar me arrestimin e një të riu. Në pranga është...