Valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë, po sjellin temperatura shumë të larta. Kushtet e motit paraqiten në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të pakta.
Sipas MeteoAlb, pasditja sjell zhvillim të vranësirave në juglindje të Shqipërisë, duke gjeneruar shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 18 gradë Celsius deri në 39 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.