Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e PD për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” mes LSI dhe PDK. Seanca do të nisë në orën 08: 30.
Dy ditë më parë, PD ankimoi në KAS vendimin e KQZ, që miratoi koalicionin e “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit. PD ka depozituar kërkesën për rrëzimin e regjistrimit të këtij koalicioni, duke paraqitur dhe disa arsye. Në mbledhjen e parashikuar në orën 08:30 relatori i kërkesës ankimuese i zgjedhur nga KQZ është Ledio Braho, ndërsa vendimi pritet të jepet në orët e pasdites.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale, që pritet të mbahen më 6 mars, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, tha se në garë për 6 marsin me këtë koalicion mund të futen vetëm dy partisë Lëvizja Socialiste për Integrim e kryesuar nga Monika Kryemadhi e Partia Demokratistiane me kryetar Nard Ndokën.
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, nuk u pranua për shkak të simboleve që mban, që i përkasin Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën.