Seanca e radhës plenare e Kuvendit do të mbahet sot më 9 prill në orën 10:00, duke nisur me një ‘përballje’ mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla. Diskutimi pritet të fokusohet te problematikat që lidhen me sektorin e qumështit, nga prodhimi deri te shitja në treg.
Kjo nismë vjen në një situatë të tensionuar për blegtorët, të cilët prej kohësh po shprehin pakënaqësi për mungesën e mbështetjes financiare. Sipas tyre, mënyra e re e shpërndarjes së subvencioneve nuk është në favor të tyre dhe nuk i ndihmon realisht në përballimin e vështirësive.
Pas kësaj interpelance, në rend dite është edhe një seancë pyetjesh drejtuar ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro. Kërkesa është bërë nga deputetja Erisa Xhixho, e cila ka ngritur shqetësimin për diferencat në trajtimin financiar të mbi 11 mijë punonjësve të arsimit.
Në të njëjtën mbledhje do të shqyrtohen edhe disa nisma ligjore të rëndësishme, përfshirë projektligjin për zhvillimin e porteve turistike, atë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe propozimin për ngritjen e një komisioni hetimor për ARRSH dhe AKSH.
Këto çështje pritet të sjellin diskutime të forta në sallë.
Rendi i ditës:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.
2. Njoftime.
3. Erion Interpelancë Braçe. me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti
4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhxixho
5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.
7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”.
8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurinë sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen të Kuvendit shërbimet me anë e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e parlamentar që të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.















