Mjekra është shndërruar vitet e fundit në një tendencë në mbarë botën dhe në Shqipëri. Meshkuj të rinj apo të moshuar, mbajnë mjekra në modele dhe gjatësi të ndryshme. Shumë studime, thonë se kështu ata ndihen më burrërorë në sytë e femrave.Ndoshta kështu ka qenë përherë.
Por në dallim nga sot, mbajtja e mjekrës dikur kushtonte. Jo për shkak të mirëmbajtjes, sesa të taksave të larta që vendoste mbreti. Pjetri i Madh, Cari i Rusisë, vendosi në fillim të viteve 1700, një taksë për gjithë rusët që mbanin mjekër.
Taksa u quajt “Kopeku i Mjekrës”. Ata që paguanin merrnin një monedhë të veçantë ari, argjendi apo bakri, me një mjekër të stiluar në të. Ata që nuk paguanin, kapeshin nga autoritetet dhe rruheshin me dhunë.
Idenë për këtë taksë, ai e mori nga Britania e Madhe, pasi qëndroi për disa muaj atje. Mbreti britanik Henri VIII, e futi taksën e mjekrës që në vitin 1535. Vetë ai nuk mbante mjekër, pasi i dukej e neveritshme dhe jo higjienike. Taksa e mjekrës, varej nga personi qe e mbante. Sa më i lartë statusi i tij në shoqëri, aq më shumë para duhet të paguante.
Pra mbajtja e mjekrës, u bë një simbol i statusit. Vetëm ata që mund të përballonin taksën mund të linin mjekër. Kjo taksë u pezullua për njëfarë kohe, por u rivendos nga vajza e Henrit, Mbretëresha Elizabet I. Në Rusi, taksa e mjekrës në Rusi u shfuqizua në vitin 1772, pas gati treçerek shekulli./ TIRANA TODAY