E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Sot Kuvendi i PD-së, 7500 delegatë zgjedhin 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar

PD do të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar. 7500 të deleguar do të mblidhen në ish-Pallatin e Kongreseve në Tiranë në orën 11:00, për të zgjedhur 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Sipas statusit, jo më pak se 30% femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35vjeç. Emrat e kandidatëve të propozuar janë publikuar në faqen zyrtare të PD-së.

Mes 600 emrave të propozuar në Kryesinë e Partisë Demokratike nga kryedemokrati Lulzim Basha, delegatët e vjetër të Kuvendit do të përcaktojnë me votë 300 anëtarët e rinj të këtij forumi, që do të përzgjedhë më pas edhe Kryesinë e re, ndonëse kësaj të fundit ende si ka mbaruar mandati.

Basha ka dërguar për votim të gjithë anëtarët e Kryesisë dhe ata të Këshillit Kombëtar, përfshi edhe kritikët e tij, Edith Harxhin, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe Kryetarin e Këshillit, Bujar Nishani. Mirëpo ky i fundit, për shkak të posteve të larta që ka mbajtur nuk i nënshtrohet votimit duke u zgjedhur automatikisht.

Në listën që Partia Demokratike ka publikuar, spikasin disa emra të rinj, por edhe të vjetër. Kandidat është djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, regjisori Robert Budina, gazetarja dhe moderatorja Orjela Nebiaj, por edhe ish-lojtari i kombëtarës shqiptare, Andi Lila.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...