Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sot hyn në fuqi amnistia për 1100 të dënuar, 700 lirohen menjëherë dhe 400 përfitojnë ulje dënimi

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Sot hyn në fuqi amnistia për 1100 të dënuar, 700 lirohen menjëherë dhe 400 përfitojnë ulje dënimi

Nis sot zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë.

Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo amnisti do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024. Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

Amnistia shtrin efektet në vetëm 5% të veprave penale që ka Kodi Penal, ndërsa 95% të veprave të tjera nuk do të jenë në efektet e amnistisë. Ulja e dënimit dot të jetë në 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë si masë lehtësuese. Për vepra të lehta penale amnistia shtrihet vetëm për kundërvajtjen penale që është 2 vjet. Nga ndjekja penale me këtë amnisti do të përjashtohen të gjitha kallëzimet për disa lloje veprash penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31 mars 2024. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë.

Sipas ligjit, përjashtohen nga vuajtja e dënimit: Personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.3.2024, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi; Personat femra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 5 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 31.3.2024, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi; Personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet; personat femra, dënuar me burgim, të cilave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 5 vjet; personat e dënuar meshkuj, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç; personat e dënuar femra, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 50 vjeç; personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Përjashtohen nga vuajtja e dënimit, pavarësisht masës së dënimit, personat e dënuar për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.3.2024, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre.

Ndërkohë, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit: Personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu nuk përfitojnë nga amnistia, personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.

Kriteret ndalues për përfitimin e amnistisë: Nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit personat e dënuar për: krime kundër njerëzimit; krime kundër jetës; vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, krime seksuale; vepra penale kundër lirisë së personit; vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit; vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes; vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve; vepra penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve; vepra penale kundër mjedisit; krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera; krime kundër autoritetit të shtetit; vepra penale kundër drejtësisë; vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve; vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale; vepra me qëllime terroriste.

Në ligj saktësohen dhe kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit. Nga kjo pikë e ligji përfitojnë ulje dënimi me 2 vite burg nga dënimi i mbetur për personat e dënuar gra dhe të mitur; dhe 1 vit e gjysëm nga dënimi mbetur për burrat. Nga kjo pikë përfitojnë të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve përjashtuese.

Pavarësisht nga parashikimet më lart, nuk përfitojnë zbritje të dënimit: personat e dënuar me burgim për veprat penale të parashikuara në nenet 79, 79/a, 79/b dhe 79/c të Kodit Pena: Personat e dënuar me burgim të përjetshëm; Personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nuk përfitojnë nga zbritja e dënimit personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.

Sipas ligjit, përjashtohen nga ndjekja penale të gjithë personat që kanë çështje penale në hetim, çështje të pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 31.3.2024, për të cilat Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të veprave të parashikuara nga nenet 91, 96, në paragrafin e dytë të nenit 112, në nenet 119, 119/a, 119/b, 120, 121, 122, në paragrafin e parë të nenit 124/b, në nenet 125, 127, 204, 205, 206, 207, në paragrafin e parë të nenit 257/a, në nenet 269 dhe 318 të Kodit Penal.”.

Përjashtohen nga ndjekja penale të gjithë personat që kanë çështje penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe kallëzimet që ndodhen në organet përkatëse, për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.3.2024, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, të parashikuara nga nenet 150, paragrafi i parë i nenit 151, paragrafi i parë i nenit 235, paragrafi i parë i nenit 236, paragrafi i parë i nenit 237, paragrafi i parë i nenit 282, neni 293 dhe neni 325 të Kodit Penal.

Nuk përfitojnë personat të cilët i janë shmangur drejtësisë. Nuk përfitojnë subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilave gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të shkronjave “b”, “c” dhe “ç”, të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

TË LIDHURA

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!
Aktualitet

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!

22:53 | 11/05/2025
Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës
Aktualitet

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

22:48 | 11/05/2025
Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës
Aktualitet

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

22:46 | 11/05/2025
Next Post
Presidenti i Tiranës padit në gjykatë për përmbaruesin, ja çfarë kërkon Refik Halili

Presidenti i Tiranës padit në gjykatë për përmbaruesin, ja çfarë kërkon Refik Halili

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati Amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati Amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Lulzim Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK-un

Lulzim Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK-un

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!
Aktualitet

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!

by mirseda
22:53 | 11/05/2025
0

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,...

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

22:48 | 11/05/2025
Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

22:46 | 11/05/2025
Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

19:18 | 11/05/2025
Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

19:10 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com