Shqipëria

Sot dhe nesër priten reshje shiu. Ja sa do variojnë temperaturat

               Publikuar në : 12:49 - 11/02/19 M. S

RESHJET

Sot pasdite (e hënë dt.11) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, ndërsa në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive. Në pjesën më të madhe të qarqeve, reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Nesër (e martë dt.12) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin.  Në zonat malore mbi 800 m në veri dhe lindje të vendit priten reshje dëbore, në zona të kufizuara dëbora mund të zbresi deri në 500 m.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 11 °C
në vendet e ulëta: 5 / 11 °C
në vendet malore: -1 / 6 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë dt.11) dhe nesër (e martë dt.12), era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT