Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Soros në Itali: Qeveria e re e lidhur me rusët, përgjigjet Salvini: Putin, burrështetas i madh!

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Miliarderi i famshëm George Soros, edhe pse i sulmuar nga e djathta botërore e veçanërisht nga Moska çdo minutë, nuk tërhiqet nga lufta e tij kundër rivalëve apo sulmuesve të tij.

Italia duket se është vendi ku Soros ka përqëndruar betejën e tij politiko-ideore.

Në festivalin e Ekonomisë që është mbajtur në universitetin e Trentos në Italinë e veriut, Soros deklaroi se është shumë i shqetësuar nga afërsia ndërmjet Rusisë së Putinit dhe qeverisë së re italiane.

“Nuk di nëse Salvini është financuar nga Putin, por opinioni italian duhet ta dijë këtë. Ka të drejtë ta dijë”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm të Italisë:

“Nuk kam marrë asnjë lirë, asnjë euro, asnjë rublë nga askush. Konsideroj që Putin është një nga burrat e shtetit më të mirë në botë dhe më vjen turp që është ftuar të flasë një nga spekulatorët më të paskrupullt në botë”, tha Salvini.

Soros tha se ishte i shqetësuar me qëndrimet se qeveria italiane do të mbështesë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Putin nuk do ta shkatërrojë Europën, por kërkon ta shfrytëzojë dhe ta dominojë aë. Ndaj them se marrëdhënia ndërmjet Matteo Salvinit dhe Putinit është shqetësuese”, tha Soros.

Multimiliarderi tha se shpresonte që demokratët të fitonin zgjedhjet parlamentare të midterm-it në mënyrë që Trump të pësojë fiaskon e parë politike.

Sipas tij, Trump e ka kërkuar vetë përplasjen me Europën por edhe me Kinën për tarifat industriale.

“Por e ka parë që Kina është e vetmja fuqi që mund t’i rezistojë dhe tani kërkon të bëjë marrëveshje me të. Kurse prishja e marrëveshjes me Iranin jo vetëm që i bën keq asaj që ka arritur Barack Obama, por dëmton në radhë të parë Aleancën Atlantike”, tha Soros. 

Tags: burrështetasitalilidhurmadhpergjigjetputinQeveriaRusetSalviniSoros

TË LIDHURA

Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Next Post

Video/Trafik droge përmes Adriatikut, arrestohen dy shqiptarë

Hand taking top view shot of table. Homemade tart, topped with fresh pomegranate and cup of coffee are on the table.

Si të merrni më shumë ndjekës në Instagram pa ndihmën e reklamave

Justifikohet Panucci: Lojtarët e lodhur, shpresoj që të kthehen







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Zvërneci/ Rama: E njoh shijen e gjakut në protesta, por anulimi i projektit s’është zgjidhje

by mirseda
15:17 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkimit Europian,...

Dosja “Sterilizimi”/ Beqaj kërkon rrëzimin e akuzave: Provat digjitale të mos pranohen

15:14 | 09/06/2026

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

15:11 | 09/06/2026

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

14:06 | 09/06/2026

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com