E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Soreca: Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda këtij viti

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, komentoi progres-raportin e KE për Shqipërinë. Ai tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian, dhe duhet të vazhdohet më tej me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Megjithatë, ambasadori theksoi se duhet vazhduar më tej me përmbushjen e të gjitha kushteve, duke nënvizuar Vettingun dhe zgjatjen e tij. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime me reformat, dhe se Konferenca e parë Ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejtë.

Sipas tij, shtyrja ose vonesat do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE. Soreca nënvizoi ndër të tjera se është vendimtare që Shqipëria të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet. Fusha kyçe është procesi i Vettingut dhe zgjatja e tij.

Pjesë nga fjala e ambasadorit:

Pas këtij takimi unë do të prezantoj edhe gjetjet kryesore të këtij raporti te Këshilli i Integrimit në Kuvend. Ia dorëzova znj. Nikolla dhe do të bëj të njëjtën gjë me presidentin Meta.

Ballkani Perëndimor është përparësi për BE. Dhe vizita e presidentes së KE, ajo konfirmoi vendosmërinë e Komisionit me vendosmërinë për të ecur përpara me Konferencën Ndërqeveritare.

Raporti bazohet tek metodologjia e re, dhe është një vlerësim i drejtë i situatës në Shqipëri. Janë dhënë meritat që i janë dhënë Shqipërisë, dhe janë theksuar ato fusha ku kërkohet më shumë vëmendje. Në përgjithësi thuhet se pavarësisht sfidave, në një kontekst të shenjuar nga pandemia, Shqipëria ka bërë përparime me reformat. Shqipëria i ka përmbushur kushtet që ishin vënë nga Këshilli. Konferenca e parë Ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Shtyrja ose vonesat, do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE.

Lexo edhe :   Varianti i ri/SHBA i bashkohet BE në kufizimin e fluturimeve nga Afrika e Jugut

Në fushën e zbatimit të ligjit, thuhet se janë bërë përparime në reforma dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo punë për reformat duhet të vijojë dhe në veçanti ne presim që të ketë ecuri.

Një çështje që ka shqetësime është liria e fjalës. Atmosfera e sulmeve verbale kundër gazetarëve, nuk duhet të vijoj më. Duhet bërë më shumë për të pasur pavarësinë e rregullatorit të medias. Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet, qeveria dhe parlamenti duhet të angazhohen.

Lexo edhe :   Varianti i ri/SHBA i bashkohet BE në kufizimin e fluturimeve nga Afrika e Jugut

Një fushë tjetër që do e ndjekim është ajo që ka të bëjë me pakicat. Duhet të miratohen ligjet që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Kriteret ekonomike, pas krizave thuhet se janë marrë vendime të shpejta dhe të duhura. KE është i mendimit që ka ardhur koha për të pasur konferencën ndërqeveritare. Është vendimtare që Shqipëria të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet. Fusha kyçe është procesi i Vettingut, dhe zgjatja e tij. Integrimi Evropian po jep rezultate dita-ditës. Jemi besimplotë që të gjithë aktorët janë të gatshëm, të bëjnë punën e mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...