Soreca i dorëzon ISHP-së kitet e testimeve nga BE

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka dorëzuar sot drejtoreshës së ISHP-së, Albana Fico, 20 mijë kitet e testimeve si donacion nga Bashkimi Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se këto kite do të shërbejnë për të evituar rezultatet negative false. Ambasadori theksoi se tashmë solidariteti dhe bashkëpunimi Shqipëri- BE është më i fortë se kurrë.