E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Soreca: Drejt BE-së të bashkuar

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ndërsa ka kujtuar 10-vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ka theksuar edhe njëherë se është koha për bashkim, në mënyrë që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE. Ai shkruan se në këto dhjetë vite, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha, ndonëse ka ende shumë sfida, me fokus në fushën e sundimit të ligjit.

“10 vjet më parë, më 1 Prill 2009, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha.

Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të nxitur më tej vendin, edhe në pikëpamje të vendimit të ardhshëm të qershorit”, shkruan Soreca.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...