E diel, 13 Qershor, 2021
23 C
Tirana

SONDAZHI/ Xhelal Mziu ‘të hapë krahun’, jo më kandidat për kryetar bashkie në Kamëz

Tre mandate si kryetar bashkie duket se nuk janë mjaftueshëm për politikanët shqiptarë, të cilët nuk e kanë fshehur egon për të fituar një mandat të katërt.

Edhe pse janë raste të rralla nga parti të ndryshme, ajo që i bashkon përfaqësues të së djathtës e së majtës, është dëshira për të vijuar punën në krye të Bashkive.

Po flasim për dy nga rastet më të ngjashme, kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe atë të Durrësit, Vangjush Dako.

Ky i fundit deklaroi se në Bashkinë e Durrësit “është punuar shumë, por ka ende punë për të bërë”, e megjithatë kryeministri Rama nuk e ka shpallur ende kandidat për një mandat të katërt.

Teksa fati i Dakos është “në fije të perit”, s’mund të themi të njëjtën gjë për Xhelal Mziun.

Pikë së pari, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale, nëse nuk mbahen së pari ato parlamentaret.

Pra, mund të themi se e djathta është shumë e vonuar sa i takon fushatës për zgjedhjet e qershorit, teksa pretendon rrëzimin e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Por, në rastet e hyrjes në zgjedhje, pas kritikave e thirrjeve të njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve, duket se e djathta nuk ka ende një emër alternativ teksa po fokusohet tashmë në protestat e opozitës së bashkuar, pas djegies së mandateve, që e kanë futur vendin në një ‘rrugë pa krye’ e krizë politike.

Por, a duhet të rikandidohet sërish Xhelal Mziu për një mandat të katërt si kryetar bashkie apo mund të themi se ai është tashmë një figurë e konsumuar politikisht?

Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare në Facebook të Tirana Today, shumica e votuesve mendojnë se tashmë është koha që Mziu “të hapë krahun” dhe të largohet, për t’i dhënë mundësi dhe hapësirë një tjetër personaliteti.

Nga ana tjetër, 31% e votuesve mendojnë se kryebashkiaku aktual i Kamzës duhet të rikandidojë sërish, pasi ka punuar mirë në këto 3 mandate.

Konkretisht, në sondazhin “A duhet të rikandidojë Xhelal Mziu për një mandat të katërt në Kamëz?”, nga 675 vota në total, qytetarët u përgjigjën kështu:

212 – Po, ka punuar mirë

463 – Jo, është koha të largohet.

Edhe në një sondazh të mëparshëm, shumica e votuesve mendonin se Dako nuk duhet të kandidohet më në zgjedhjet lokale për Durrësin. Duket se shqiptarët kanë një tendencë për ndërrimin e politikanëve, gjë që lidhet me konsumimin e tyre në mandatet e njëpasnjëshme, duke votuar kundër rikandidimit të këtyre figurave pavarësisht punës së bërë në bashkitë përkatëse./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...

Euro 2020/ Anglia dhe Austria e nisin me fitore, 21:00 rradha e “tulipanëve”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës në Euro 2020. Anglia mundi Kroacinë me rezultatin 1-0 me gol të Sterling në pjesën e...

Ikja e Gramoz Ruçit nga politika dhe raporti mes moshës e pushtetit

Nga Alfred Peza Në sport sado i zoti që të jesh, mosha të limiton duke të detyruar që të “varësh këpucët në gozhdë”, atëherë kur...