E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Sondazhi/ Shqiptarët të zhgënjyer nga qeveria dhe politika

Instituti Shqiptar për Demokraci e Ndërmjetësim dhe Instituti Demokratik Amerikan publikuan sot një sondazh mbi angazhimin politik në Shqipëri, ku shprehet një zhgënjim në rritje i qytetarëve ndaj qeverisë dhe politikës.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve ndjehen të shkëputur e të papërfaqësuar si nga qeveria edhe nga politika, dhe shprehin pakënqësi në rritje ndaj tyre.

Sondazhi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim së bashku me Institutin Demokratik Amerikan zbuluan për zhgënjim në rritje të shqiptarëve ndaj qeverisë, opozitës dhe nga mungesa e transparencës së tyre për financimet.

Sipas Sondazhit të publikuar sot, shqiptarët pohojnë se janë të papërfaqësuar dhe të shkëputur nga qeveria dhe nga opozita dhe 2/ 3 e të anketuarve shprehin pakënaqësi në rritje ndaj tyre.

Më shumë se 2/ 3 e qytetarëve nuk marrin dot informacion dhe politika qëllimisht fsheh të dhënat se kush i financon fushatat zgjedhore dhe kandidatët përkatës dhe si shpenzohen këto para.

Qytetarët pohuan se ata e shohin më shumë veten të angazhuar në nisma qytetare se sa në nisma politike.

Votuesit e pavendosur shumica ndjehen të papërfaqësuar nga partitë politike dhe pjesa tjetër mendojnë se partitë politike nuk i kanë mbajtur dhe nuk i mbajnë premtimet e tyre parazgjedhore.

Qytetarët ndjehen të papërfaqësuar nga partitë politike dhe shprehin zhgënjim nga qeveria dhe opozita, ndërsa gadishmëria e tyre për të marrë pjesë në votime ka rënë me mbi 20 për qind.

Angazhimi partiak i qytetarëve ka pësuar rënie nga viti në vit, e përkundër kësaj shihet një angazhim në rritje për t’u përfshirë në çështje komunitare, që u interesojnë drejtpërdrejt.

Qytetarët janë shumë kritikë për transparencën e parlamentit; vetëm 3 nga 10 të anketuar pohojnë se parlamenti ka qenë transparent vitin e fundit, kur edhe nisi pandemia Covid-19.

Në një masë të madhe ata janë pro votimit drejtpërdrejt të kandidatëve për deputetë në zgjedhje, se sa për listat e mbyllura të partive, duke kërkuar të eleminohet ndikimi mbi listat i kryetarit të partisë, si dhe të përmirësohet përgjegjësia dhe llogari-dhënia në parlament.

Të rinjtë shprehin interesin më të ulët dhe informimin më të pakët ndaj politikës; ata janë pak të interesuar për programet e partive politike, për parlamentin dhe akoma më pak për deputetët.2/3 e qytetarëve thonë se informacioni është i rëndësishëm për ta, por nuk e marrin dot.

Ata pohojnë se mungesa e informacionit mbi financimin e partive politike ushqen korrupsionin.

Për shumicën e institucioneve ka një rënie të njohurive dhe informacionit publik nga qytetarët. Të anketuarit shprehin shqetësim se politika dhe vendi drejtohet nga nje grup i vogël njerëzish dhe nuk ka hapësira për individë të talentuar dhe me integritet./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...