Sondazhi/ PS ruan bastionin e Vlorës, PD ‘i rrëmben’ mandatin LSI-së

Në sondazhin e katërt të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Vlorës do të triumfojë PS me 60.1% dhe do të marrë 8 mandate.

Ndërsa PD do të marrë 4 mandate dhe LSI, pavarësisht thirrjeve të forta të presidentit Meta se do të qëndrojë në këtë qark deri më 26 prill nuk ka bërë asnjë ndryshim në mendjen e qytetarëve të Vlorës sa i përket partisë që do i japin votën.

Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, PS nuk ka asnjë ndryshim, ndërsa PD i shtohet një mandat që i hiqet LSI. Kujtojmë se LSI ka pasur zëra për përçarje mes Luan Ramës që është i pari në listë dhe vetë drejtuesve të partisë.

Ndërsa rezultati i sondazhit tregon se Edi Rama, i cili renditet i teti në listën e PS do të marrë mandat. /Tch