Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël.
Edhe pse ai nuk ka qenë një nga protagonistët këto javë të para, ai u përshkrua nga vajzat në studio si një njeri tejet karizmatik.
Ndërkohë, i dyti në renditje ishte Andi Shehi. Ky i fundit ka realizuar një takim me Tean, si edhe pati disa flirte me Shqipen. Kjo renditje nuk është aspak e rastësishme, pasi në rrjetet sociale ai konsiderohet si një nga djemtë më të pëlqyer.
I treti u rendit Fatjon Kuqari, i cili në hyrje u shpreh se nuk kishte asnjë konkurrent dhe vendin e tretë e priti me sportivitet. Ai tha se i falënderon fansat për votën e tyre, por prapë se prapë vijon të jetë më i miri.
I katërti ishte Mevlan Shaba, djali nga Kavaja i cili nuk i ka shpëtuar debateve të shumta. Ai u komentua së tepërmi për ftohtësinë e treguar në sjellje në takimin e zhvilluar me Fjorelën, ndërsa një gjë e tillë u tha edhe kur ai doli në takim me Shqipen, të preferuarën e tij në emision.
Lista e djemve të preferuar vijoi me Erjon Gecën, Maris Likën, Nikolin Lleshin, Arbër Arucin, Andra Nurajn, Emin Klemendin, Renato Dragotin, Klejdi Jazajn, Graciano Merkon dhe Irgent Collakun.