E diel, 29 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

“Solli dashnoren 17-vjeçare në shtëpi”, gruaja nga Burreli rrëfen dramën e jetës

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Lule Doçi është 56 vjeçe dhe vjen nga Burreli. Emri i saj nuk është një emër i panjohur, pasi historia e saj tronditi mbarë opinionin publik disa vite më parë, kur ajo vrau bashkëshortin. Ishte viti 2011, kur la fëmijët e saj dhe u dorëzua në polici dhe rrëfeu krimin që kishte kryer.

Ky ishte çasti kur jeta e gjithë familjes ndryshoi rrënjësisht. Pas torturave çnjerëzore e dhunës barbare, 4 vitet e ardhshme i kaloi në izolim. Në 21 janar 2016 fitoi lirinë.

Lule thotë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, se ky ishte një çast me shumë emocione, por ajo që i jepte më shumë forcë ishte fakti që do të mblidhte bashkë gjithë fëmijët e do të bëhej mbështetje për ta. Që nga ai moment e deri më sot jetojnë në një banesë, e cila nuk plotëson asnjë kusht për t’u quajtur e tillë. Ka trokitur në çdo derë, por askush nuk e ka ndihmuar, sot ajo bën një thirrje ndaj të gjitha institucioneve që pas shumë premtimeve e lanë në harresë.

Rrëfimi i plotë:

Lule Doçi: Uroj gjithë grave shqiptare që mos t’ju ndodhë siç më ndodhi mua. Unë jam parë rastësisht me ish-burrin tim dhe më propozoi për martesë. Gabimi im i madh ishte se pranova, më pëlqeu. Ika nga shtëpia dhe u martova me të. Kaluam gjashtë muaj bashkë dhe më pas filluan grindjet. Kisha gënjyer vetën me atë martesë që bëra. Dita ditës kuptova që jeta ime kishte marrë drejtim të gabuar.

Pas gjashtë muajsh vinte dorë mbi mua. Vetëm qaja. Vjehrra më ka mbështetur. Punonim në kooperative dhe kishim ekonomi të dobët. Ai donte duhan dhe përplasej me mua. Në 85-ën lindi fëmija i parë. E kam ushqyer me gji një vit e gjysmë, sepse nuk kisha çfarë t’i jepja. Ai nuk konsultohej për asgjë me mua. Kishte idetë e veta dhe vepronte sipas dëshirës. Kushtet ekonomike ishin të rënda. Burrin e gjeta në rrënoja, pa të ardhura, pa asnjë ekonomi. Ditë pas ditë filloi të përkeqësohej gjendja. Unë punoja në kooperative, fëmijën e merrja me vete, shpesh ma mbante dhe vjehrra.

Jeta ime ka qenë shumë e rëndë ekonomikisht. Kam derdhur shumë lot. Një vajzë më ka humbur në 86-ën, ma mori një përrua. Jeta ime ka qenë tragjedi. Jam gëzuar vetëm kur Zoti më soll fëmijët në jetë, por për asgjë tjetër. Burrin e kam dashur, edhe pse më dhunonte. Jeta jonë ishte dashuri dhe urrejtje. Më jepte urdhër të dilja jashtë në shi dhe borë me fëmijët për dorë. Në 97-ën, kur u hapen depot, kam shkuar e torturuar, doktori ligjor i ka matur me centimetër shenjat e trupit tim. Në 98-ën burri ra në burg. Unë asnjëherë nuk kam firmosur dokument për ta dënuar burrin tim.

Por jam ankuar vetëm të më linte të qetë. Unë kam bërë shumë denoncime. Policisë i jam lutur të merrej me të, por jo ta dënonin. Burri dhunonte dhe fëmijët. Sherrin e bënte në shtëpi. Ai ka vendosur dorë dhe në nënën e vet. Vjehrra më paralajmëroi: vështirë të kalosh me djalin tim, ai ka vënë dorë mbi mua. Unë e doja. Ai nuk kishte probleme të shëndetit mendor. Vetëm gjendja e rëndë ekonomike, varfëria ekstreme bënin kërdinë në familjen tonë. Edhe sot është më keq gjendja ekonomike në jetën time. Ai kishte bërë një plan. Ishte larguar nga familja. Kishte bërë plan për t’u martuar.

Në 90-ën mora vendim që të ndahem me të, sepse nuk duroja dhunën. Ai më kërkon që të dal nga shtëpia. Unë i them: si mund të dal nga shtëpia në këtë moshë? Ai po të më buzëqeshte një herë, isha e lumtur me të. Me prindërit nuk i kisha marrëdhëniet e mira. Ai më tha “do të sjell grua tjetër këtu”. Dhe kështu ndodhi. Dy javë para se të ndodhte ngjarja më solli një vajzë 17-vjeçare dhe më tha “do të dalësh nga shtëpia, kjo është gruaja ime dhe t’i nëse nuk ikën do të vras”. Fëmijët e përjetuan shumë keq. Ai e mori nusen dhe iku, sepse e kërkonte policia, pasi e kishte rrëmbyer vajzën.

Lexo edhe :   Tentoi ta vriste pas një sherri në lokal, policia kap të rrezikshmin
Lexo edhe :   “Fotot do t’i var te shtylla e shkollës”, ish i fejuari shantazhon 15-vjeçaren

Unë lajmërova policinë. Më kërkuan numrin e telefonit. Ata më thonë: vajzën e ka marrë për ta trafikuar apo për nuse? Unë i them: për nuse. Mora djalin e madh në Greqi dhe i them që puna jonë ka marrë fund. Ai më thotë do flas me të. Mos u mërzit, sepse na ke neve. Shkova te shtëpia e kunatit dhe i them: na dhunoi kaq vite dhe na braktisi. Ai më thotë: shko të shpija, rri e qetë. Pasi iku me gruan, më ka provokuar dhe dy herë të tjera. Më kërkonte të largohesha nga shtëpia. Më thotë: do të dalësh nga këtu ose do të vras.

Ai kishte armë. Qëllimi i tij ishte që unë të dilja nga shtëpia dhe ai të kthehej me nusen në shtëpi. Ishte nata e Bajramit. Nuk më zinte gjumi, vetëm dridhesha, më dukej sikur më dilte zemra vendit…qan… Dola jashtë, hyra brenda dhe ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte kurrë. Më mirë të më kishte vrarë mua. Pasi e kam goditur një herë të vetme, dola jashtë dhe kam njoftuar policinë. I thashë: unë e kam bërë këtë punë. Erdhen dy fugona policie më morën. Ndejta 72 orë në Burrel. Isha në mëshirë të fatit. Fëmijët ishin pa njeri në botë. Kam ikur në Tiranë, ku ndejta 8 muaj dhe më pas te burgu i grave deri ditën që jam liruar.

Çfarë ndodh më pas?

Vajza është përkujdesur për fëmijët. I ka bërë kërkesë bashkisë për strehim. Ka shkuar deri te avokati i popullit, por askush nuk i ka dhënë zgjidhje. Pesë anëtarë të familjes jetojnë me 50 mijë lekë të vjetra. Ndihma ekonomike që merrja unë. Në vitin 2018 ma hoqën dhe këtë ndihmë. Unë mblodha fëmijët dhe vetën dhe diskutuam. Jemi të mbaruar! Shtëpia është amortizuar. Vajza më thotë: këtu nuk kemi asnjë mundësi jetese. Unë thashë do marr djalin dhe do kërkoj azil jashtë shteti.

Është luajtur me dhimbjen time. Jam e zhgënjyer nga të gjitha drejtimet. Bashkia premtoi, por nuk bëri asgjë për mua. Ishim pesë veta dhe filluan të hanim në 1 milionshin. Vajza iku në Greqi, unë mora djalin dhe ika në Belgjikë. Atje mora një vendim pa ia shprehur djalit. Isha shumë e lumtur që ndodhem sot pranë jush. Vetëm për të folur me “Zemër të Hapur”. Kam pasur përherë dëshirë të vija në këtë emision. E vlerësoj shumë. Nuk nisem vetëm nga interesi për t’i thënë këto fjalë, por ju keni hyrë në thellësi të vuajtjeve shqiptare.

Jam e mbytur me borxhe deri në fyt. Në shtëpinë time kam lënë vetëm një kg domate, asgjë tjetër. Vuaj nga migrena, duhet të trajtohem me ilaçe. Djali është kuruar me një vitaminë D. I thashë të shkojë të filmojë banesën, por është shumë dobët. Në shtëpi më kanë prerë ujin gjatë kohës së azilit. E gjeta shtëpinë të dërrmuar dhe nga tërmeti. E përjetova shumë keq. Derdha lot dhe për bashkëatdhetarët tanë. Kemi fjetur jashtë me djalin, sepse kishim frikë nga paslëkundjet. Që kur jemi kthyer nga Belgjika në atë banesë nuk jemi ngrohur asnjëherë./BW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Grabitje në 60 sekonda/Minorenët bëjnë namin, policia merret me gjobat

Në kohën kur Policia e Shtetit ka dalë në terren e merret me personat të cilët nuk janë të pajisur me maskat anti-Covid, nga...

Mbrëmë u shfaq në emisionin e Luana Vjollcës, këngëtarja: Jam infektuar

Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, por ka sqaruar se...

Rusja “përplas” në tokë burrin 240 kilogramë (FOTO-VIDEO)

Ndonjëherë përmasat trupore nuk kanë rëndësi, dhe këtë e ka dëshmuar shumë mirë një femër e cila ka hedhur në tokë burrin që peshon...

Infektohet deputeti socialist, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Vijojnë infektimet masive në radhët e politikës. Deputeti socialist i Beratit, Fadil Nasufi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Deputeti kishte disa ditë që kishte shfaqur...

Tentoi ta vriste pas një sherri në lokal, policia kap të rrezikshmin

Policia ka parandaluar një kohë një ngjarje në lagjen “Kushtrim” në Berat, e cila mund të kishte përfunduar me viktima. Një 28-vjeçar është arrestuar nga...