E enjte, 2 Dhjetor, 2021
12.5 C
Tirana

Sokol Olldashi nderohet 8 vite pas vdekjes, rruga në Tiranë merr emrin e tij

Një rrugë në njësinë numër dy të Tiranës, do të marrë emrin e ish-deputetit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi.

Vendimin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, teksa u shpreh se ka dërguar propozimin për emërtimin e kësaj rruge.

“Po propozojmë, me shpresën që të miratohen unanimisht, për emërtimin e një rruge me emrin “Sokol Olldashi”, një rrugë në njësinë numër 2, kjo vjen pas emërtimit të një shkolle me emrin ‘Bashkim Fino’ po në njësinë numër dy. Me emërtimin e rrugës ‘Sokol Olldashi’ është edhe një lloj balancimi, duke bërë një emërtim me emrin e ish-funksionarit dhe aktivistit të PD.”– tha Veliaj.

Më herët në Shënkoll, rruga që të çon për në plazhin e Lezhës, mori emrin e Olldashit,i cili u nderua dhe me titullin “Nderi i Komunës”, dy muaj pas vdekjes së tij.

Ish-deputeti i PD-së, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik më 20 nëntor të vitit 2013.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...