Sokol Cikalleshi dita-ditës tregon se nuk di të ndalet. Pas dy golave me Kombëtaren ndaj Francës dhe Islandës, futbollisti shqiptar shënoi edhe dy herë të tjera ndaj Menemen dhe Hataisport në ligën e dytë turke.
Në transfertë ndaj Karagumruk, Akhisari zhbllokoi shifrat në minutën 18-të me Celenk, ndërkohë që në minutat 22 dhe 29 ishte radha e Cikalleshit për të shënuar dy herë. Ai ka shënuar dopietë për 7 minuta në Turqi, duke siguruar kështu fitoren për skuadrën me të cilën luante.