E shtunë, 26 Shtator, 2020
17 C
Tirana

Socialistët s’ka pse bëhen gardianë të Lulzim Bashës

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Nga Mero Baze

Socialistët në pushtet, por dhe përfaqësitë kryesore të Perëndimit në Shqipëri, po marrin ngarkesë negative në opinionin publik, duke u identikuar me vendosmërinë e Partisë Demokratike për të mos lejuar ndryshimet në sistemin zgjedhor për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës.

Presioni publik për hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, është kthyer në kauzë të një pjese të madhe të shoqërisë, të cilat kanë filluar të identifikojnë me këto probleme, çdo mangësi në zgjedhjet shqiptare.

Kjo nuk është aq e vërtetë, por fakti që tashmë është një opinion i konsoliduar, i identifikon si përgjegjëse, dy partitë kryesore dhe ambasadoren e SHBA dhe BE, që u gjunjëzuan para kërkesës së PD për të mos depolitizuar komisionet dhe për të mos hapur listat.

Madje shkohet dhe më tej duke i quajtur faktorë që duan të ruajnë statukuonë e partive ekzistuese. Të parët që e kanë kuptuar këtë rrezik janë vetë diplomatët amerikanë.

Nga sondazhet e bëra rezulton se për shkak të kësaj marrëveshje, është rritur një frymë mos pëlqimi ndaj diplomatëve të SHBA e BE që diktuan marrëveshjen, dhe kjo natyrisht është një taksë që ata po e paguajnë për shkak të PD.

I pari që duket se ka reaguar ndaj kësaj situate, është Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engell, i cili është dhe një njohës shumë i mirë prej tre dekadash i Shqipërisë.

Lexo edhe :   Opozita e Bashës si lule artificiale

Në një deklaratë zyrtare Engell i ka kërkuar Parlamentit shqiptar të votojë Marrëveshjen mes partive për Reformën Zgjedhore si dhe kërkesat për depolitizim të administratës zgjedhore e hapjen e listave, si kërkesë që vjen nga opinioni publik.

Pra ai ka hedhur hapin e parë duke u distancuar nga mbyllja e këtij procesi me miratimin e Marrëveshjes. Praktikisht Engell po shkëput përgjegjësinë e SHBA ndaj gjymtimit që i bëri Reformës Zgjedhore PD dhe po kërkon të thellohet reforma. Myslim Murrizi ka arritur të mbledhë rreth 30 nënshkrime për ndryshime kushtetuese në Kuvend, që lejojnë hapjen e listave, depolitizimin e komisioneve dhe heqjen e kolalicioneve paraprake.

Lexo edhe :   Murrizi lëshon deklaratën e fortë: Rama dhe Basha janë subjekt i SPAK

Me aq nënshkrime, miratimi i reformës është i kushtëzuar nga votat e tyre. Ndaj në këto kushte socialistët duhet të respektojnë marrëveshjen me PD dhe LSI, por duhet t’i hapin rrugë dhe një marrëveshje me opozitën parlamentare për kërkesat e tyre.

Ata nuk kanë pse idenetifikohen në opinionin publik si gardianë të pushtetit të Lulzim Bashës në PD. Lulzim Basha e mori atë që donte. Tani dhe shqiptarët duhet të marrin atë që duan. Dhe aman mos kërcënoni prap me bojkot se tani është e qartë si përfundon bojkoti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...

Në ndjekje të Talo Çelës, dështon një tjetër operacion i policisë

Dështon një tjetër operacion për kapjen e Talo Çelës, i kërkuar për grabitjen e Rinasit. Bëhet me dije se FNSH ka kryer një aksion mëngjesin...

VIDEO/ Përmbytje me verë të kuqe, momenti kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash

Një depozitë prej 50 mijë litrash me verë të kuqe ka shpërthyer sot në një karantinë në Spanjë, duke e kthyer vendin përreth në...