E hënë, 1 Qershor, 2020
14 C
Tirana

Socialistët pas Ramës, më keq se PD pas Berishës

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

Atentati para hotelit në Kurbin, ja kush dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Dalin të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Si pasojë e...

VIDEO/Ardi Veliu del blof, pamjet e të ëmës së djalit të dhunuar janë xhirime nga filmi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka folur sot për dhunën e 4 efektivëve kundër një 15-vjeçari, ngjarje e cila ka...

“Familja lyente muret me emrin e saj, të gjithë e dinin për 15-vjeçaren”

Gazetarja Anila Hoxha rrëfen përmes një postimi në rrjetin social Facebook se çfarë ka pranë banesës së vajzës 15-vjeçare, e cila u abuzua seksualisht...

Publikohet fotoja/ Kush është 65-vjeçari që abuzoi me 15-vjeçaren

Së fundmi është bërë publike fotoja e 65-vjeçarit i cili abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare. Ai quhet Abaz Doku dhe sikurse është raportuar më herët,...

Manastirliu: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, pra nga...

Nga: Ben Andoni

Askush nuk mundet të parashikojë sot sesi do të shkojnë zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021, qeveria tranzitore e kërkuar nga Opozita apo edhe një Aleancë e mundshme, që po përvijohet disi nga larg e PS dhe LSI.

Me habirat që solli pandemia, shtuar me situatën e tmerrshme të tërmetit  dhe me paparashikueshmërinë e ngjarjeve e kemi të vështirë, që të bëjmë një prognozë të Shqipërisë, përveç një fakti që e dimë të gjithë: Jemi pranë një zgripi ekonomik, që vërtetë mund të jetë pak më i butë prej informalitetit por që do të ndryshojë shumë të ardhmen tonë. Mbase edhe këndvështrimin politik të zgjedhësve dhe mënyrën sesi do të votojmë.

Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Europës Lindore por më së shumti në Ballkan, është pjesë e një spektri që përball një demokraci të cënueshme ku korrupsioni por edhe autoritarizmi nuk ndalet. Të mjafton të dëgjosh diskursin dhe narrativën e ngritur të kryeministrit Rama për të kuptuar sesa larg jemi demokracisë së vërtetë. Por, ndërsa me gjuhën e tij po “mësohemi”, shqetësues mbetet zëri që vjen prej mëtuesve të tij opozitarë dhe sidomos ata që mezi presin rokadat për të mësyrë bordet dhe privilegjet bashkë me influencat e harruara të pushtetit.

Politologët e sotëm për një gjë janë fare të qartë se ndërtimi i demokracisë së vërtetë është i vështirë dhe i pasigurt në vendet tona, që dolën nga komunizmi. Përvoja historike tregon se dështimi është më i zakonshëm se suksesi, madje edhe në periudhat kur demokracia liberale ka pak rivalë, citojmë Hampton Stephens në The Battle for Democracy in Central and Eastern Europe.

Për fat të keq shikojmë se të gjithë vendet e Europës Lindore por edhe të Ballkanit po humbasin në hapësirën e autokracisë, që e drejtojnë njerëzit më të fuqishëm në pushtet, favoritët e Brukselit. Dhe, kur kjo ndodh me vende me demokraci me parametra më të larta se tonat, si Hungaria, Polonia e Çekia atëherë e llogarit lehtë se ku gjendemi ne. Po pse Brukseli nuk shqetësohet apo pse ishin aq të sigurt para disa muajve që nuk do kishte “Pranverë ballkanike”, duke iu referuar zgjerimit të përjavshëm të fluksit të protestave në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri, vendet aspirantë në BE?!

Lexo edhe :   Rudina Hajdari: Përse Basha do ta mbajë Ramën perandor
Lexo edhe :   “Të rrezikosh jetën e njerëzve, për të luajtur një pllakë gramafoni”, Rama shpërthen ndaj Bashës

Pse BE preferon të respektojë më shumë këto statuos quo për vendet që janë në platformën e saj të integrimit sesa proceset e demokracive të vërteta, shtron si hipotezë Stephens. Kjo pak e shumë kuptohet. Ballkani, paçka kumteve demokratike, mbetet larg interesave qoftë sa i përket historisë së sotme por edhe fuqisë ekonomike. Ndaj, zëri i njerëzve po bëhet gjithnjë e më i zbehtë, por jo ndryshimi. Këtë të fundit Brukseli e mbështet derisa nuk prishet status quo, që impenjon strukturat e saj.

PS-ja, forca më e konsoliduar por me një piramidë strukturale që kulmon dhe zbret me kryeministrin Rama, e ka kuptuar mirë këtë politikë, përveç një mësimi të madh, që tregoi përvoja e kundërshtarit të saj më të madh PD-së. Dhe, ajo çdo gjë ia ka deleguar Ramës, kurse pjesa tjetër e partisë duket një zgjatim, ku mungon krejt zëri ndryshe. Gremisja dhe mos pasja e strukturave të duhura demokratike në parti, që vërtetë nuk lexohen si duhet nga BE, njihen mirë nga njerëzit dhe kjo e kërcënon realisht të ardhmen, e cila ka të ngjarë të jetë shumë më keq se PD-ja e sotme në luftën e saj për të krijuar një identitet. BE-ja duket se është më shumë e interesuar për gjëra sipërfaqësore në vendin tonë sesa realisht me demokracinë e vërtetë, atë që duhen dekada të ngrihet. Bash, këtë demokraci, që e kuptojnë shumë pak individë te PS-ja me mungesën totale të vetëkritikës dhe mbytjen e çdo zëri ndryshe në parti. Gjithsesi, tashmë është vonë, paçka se zgjedhjet janë ende pak “larg”. Shpurës së madhe të yes-man të PS-së, që do jenë të parët që do t’i kthejnë krahët Ramës në rast humbje, i duhet të shpresojë tek fati, që nuk shkon gjithnjë tek më “ i forti”. (Javanews)

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1 qershori në kohë pandemie, ja se çfarë thotë Rama

Edhe kryeministri Rama i është bashkuar klasës politike, që përcjell urimin për 1 qershorin. Kreu i qeverisë e ka nisur mëngjesin e sotëm me...

Meta jep mesazhin e rëndësishëm që në mëngjes

Teksa uron për 1 qershorin, kreu i shtetit Ilir Meta është kujdesur për të përcjellë edhe një mesazh të fortë. Me anë të një postimi...

Tmerr në Durrës, 35 vjeçarin e plagosin dhe e mbajnë peng për disa orë

Dy persona, 24 dhe 33 vjeç janë vënë në pranga, pasi një ditë më parë kanë goditur me sende të forta një 35 vjeçar....

Aksidentohet nëna me dy fëmijë në Rinas, dërgohen në spital

Një aksident me pasojë dy të plagosur, ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Dy fëmijë të mitur, 13 dhe 15...

‘Reforma Zgjedhore në udhëkryq’, Zëri i Amerikës: S’ka marrëveshje

Në Shqipëri, Reforma zgjedhore duket të ketë mbetur ende në udhëkryq, me palët që fajësojnë njëra-tjetërn për mospërmbylljen e procesit brenda afatit që ato...
WhatsApp KONTAKTO TT