E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

“Socialistët drejt LSI”, Kryemadhi komenton deklaratën e deputetes së PS

Prej ditësh, LSI vijon fushatën e anëtarësimeve të reja, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre vijnë edhe nga radhët e Partisë Socialiste. Por ky fakt nuk është pritur aspak mirë nga pala kundërshtare.

Deputetja socialiste, Elona Gjebrea, reagoi dje për njësinë një në kryeqytet, duke deklaruar se socialistët e vërtetë janë ata që kanë ideale, dhe jo ata që rendin për të ndërruar ombrellën e partisë sa herë kanë zgjedhje.

Në kundërpërgjigje të këtij qendrimi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se PS ka dështuar. Për vetë zonjën Gjebrea, risolli fabulën “Dhelpra dhe rrushtë”.

“Statusi i zonjës Gjebrea ka ardhur si rezultat i dështimit të një tentative tjetër të drejtorëve të bashkisë së Tiranës, duke i kërcënuar këta socialistë që duan të çlirohen nga kapja. Pasi nuk ju eci metoda e kërcënimit, bënë një status që jeni të panevojshëm për ne.

Sekti i Rilindjes që ka ozurpuar PS, nuk ka nevojë më për socialistët, i donte për t’ju marrë pushtetin, nuk i konsideron më ata. Përkundrazi i quan të dështuar, të humbur. Socialistët që po i bashkohen LSI e gjejnë veten. Do të përmed fabulën “Dhelpra dhe rrushtë”, pasi dhelpra nuk arrinte të kapte rrushin, thoshte është i papjekur. Edhe historia e statusit të zonjës Gjebrea nuk është gjë tjetër. Këta socialistë duhen të shkëputen nga zhinxhirët e kapjes së karrierës së tyre politike. LSI jo vetëm i ka të hapur dyert për çdo socialist, por për çdo qytetare dhe qytetarë që edhe nëse nuk e sheh veten pjesë të një flamuri politik, mund ta gjejë veten e tij, mund të jetë vendimmarrës dhe politikbërës”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...