E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Socialistët distancohen nga kryebashkiaku/ Manja: Lefter Alla të pezullohet

Në emër të PS-së, një reagim ka ardhur nga ana e deputetit e njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pas video skandalit. Një ditë më parë, gazetari Artan Hoxha bëri publike pamjet ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla merrte kokainë. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, Manja tha se SPAK duhet të zbardhë një orë e më parë të vërtetën mbi kryebashkiakun Alla, ndërsa theksoi se ai duhet të pezullohet nga detyra, derisa drejtësia të nxjerrë konkluzionet për rastin.

“Më lejoni të ndaj përgjegjësinë politike të PS me përgjegjësinë e institucioneve shtetërore dhe atë individuale të personave. PS e ka bërë të qartë se nuk bëhet mburojë për asnjë person publik, qoftë i zgjedhur në nivel vendor apo qendror, nëse bie ndesh me ligjin.

Këtë demonstrim të vullnetit të saj politik, PS e ka shprehur me votë, por edhe me qëndrime publike, që kur votuam ligjin për Dekriminalizimin dhe Reformën e Drejtësisë, por edhe me qëndrimin që ka mbajtur me disa të zgjedhur lokalë, për të cilët ka pasur denoncime publike. Edhe në rastin konkret, PS është e qartë.

Sa i përket përgjegjësisë së institucioneve shtetërore, askujt nuk mund t’i bëhet një gjyq publik, pa u shprehur agjencitë ligjzatuese. Pra, do duhet që Prokuroria të shprehet për rastin. Nëse Prokuroria do dalë në konkluzionin se videoja është rast konkret, institucionet shtetërore duhet të marrin masa. Në rast se ky person jep dorëheqjen sot, dhe nesër organet e drejtësisë thonë se videoja ishte shantazh? Ai nuk mund të rikthehet në detyrë.

Mendoj se rasti konkret, për sa kohë SPAK ka filluar hetimin dhe e përgëzoj, që ka reaguar shpejt, dhe e inkurajoj ta zbardhë një orë e më parë, që të mbyllet debati. Nëse kryebashkiaku është në konflikt me ligjin, është në përgjegjësinë e qeverisë të ndërmarrë të gjitha masat për ta shkarkuar nga detyra.

Por, duhet të dimë cila është e vërteta. Është rasti të flasë drejtësia. Për përgjegjësinë morale është në ngarkim të vetë kryetarit të Bashkisë. Duhet të kemi një hetim të paanshëm, të shpejtë dhe objektiv dhe derisa të flasë drejtësia, kryebashkiaku mendoj se duhet të jetë i pezulluar. Por, nuk mendoj për shkarkim pa folur drejtësia”, tha Manja.

Kryebashkiaku merr mall, SPAK thërret Artan Hoxhën

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...