“S’më afrohen, kujtojnë se kam koronavirus”, Pipero flet “pa doreza”

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka zbuluar në “Open”, se duke qenë se është i ekspozuar ndaj koronavirusit në spital, njerëzit e shmangin dhe i qëndrojnë larg.

Ai tha se i është dashur të mbajë distancë edhe me familjarët e tij. Koha e takimit me familjarët tashmë është më e limituar. Pipero sqaroi se ndonëse është një situatë e pakëndshme, me rëndësi mbetet për të qenë të kujdesshëm.

“Më ka ndodhur edhe mua. Më kanë kujdes, se kujtojnë se kam koronën me vete. Që kujdes, mbaj distancën duke qenë se jam mjek. Normalisht që jam më i ekspozuar. Mos kujtoni se familjarët më rrinë shumë afër.

Sigurisht, koha e ekspozimit bashkë është vetëm disa minuta. Është një situatë jo e këndshme, por e domosdoshme për të qenë të kujdesshëm”, tha Pipero.