Sport

Skënderbeu godet në merkato, i rrëmben mesfushorin Tiranës

               Publikuar në : 18:49 - 22/08/19 user tir

Asion Daja nga dita e sotme do të jetë zyrtarisht një lojtar i Skënderbeut, teksa ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare në ekipin e drejtuar nga një Dajë tjetër, Ilir, që është dhe i afërm i lojtarit kryeqytetas. Daja lë kështu Tiranën pas tre sezonesh, ndërsa në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Partizanit dhe Dinamos.

Njoftimi i Skënderbeut: “Asion Daja, prej sot është zyrtarisht futbollist bardhekuq. Mesfushori ka arritur sot akordin me klubin duke ju bashkuar ekipit bardhekuq për një sezon.

29-vjeçari ka nënshkruar sot kontratën së bashku me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj në zyrat e klubit në Tiranë dhe menjëherë është nisur drejt Korçës. Daja do të zhvillojë sot një seancë individuale dhe do t’i bashkohet grupit nesër në përgatitjet e fundit të kuadër të takimit të së shtunës ndaj Flamurtarit”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT