E premte, 30 Tetor, 2020
20 C
Tirana

Skënderbeu drejt falimentit, zbulohet plani për klubin e ri

Më të lexuarat

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Skënderbeu është në prag falimenti. Jo vetëm prej dënimit dhe shpenzimeve gjyqësore të pafundme gjatë këtyre viteve, por edhe sepse gjoba prej 1 milion eurosh e vendosur nga UEFA tani bëhet problem serioz. Në dënimin e dhënë dy vite më parë nga institucioni europian i futbollit, klubi korçar u përjashtua me 10 vite nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s, por gjithashtu u dënua me 1 milion euro gjobë.

1560855397_kASSKenderbeu768x400

PESHA E GJOBËS

Deri tani, pra për sa kohë Skënderbeu ka qenë në proces gjyqësor, UEFA nuk ka mundur të ndërmarrë asnjë veprim ngutës sa i përket gjobës. Por sapo Gjykata Federale la në fuqi vendimin e KAS-it, institucioni europian i futbollit ka dhënë sinjale se nuk do të falë asgjë. Rrjedhimisht do të kërkojë që Skënderbeu të shlyejë gjobën 1 milion euro ose do t’i kërkojë federatës që ta zbresë nga kategoria.

FALIMENTI SI ZGJIDHJE

Drejtuesit e Skënderbeut dhe gjithashtu të federatës, por edhe zyrtarë të Bashkisë së Korçës janë duke diskutuar për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së klubit të futbollit. Takaj dhe Bashkia e Korçës nuk kanë interes të investojnë çdo vit në një klub që nuk luan në Europë edhe sikur 7 edicionet e ardhshme ta sigurojë pjesëmarrjen sportivisht (deri tani kanë shlyer vetëm 3 vite dënim…). Përveç kësaj, u duhet të shlyejnë edhe 1 milion euro gjobë. Praktikisht klubi është i falimentuar, ndaj edhe së fundmi është artikuluar mes të gjitha palëve edhe shpallja zyrtare e falimentit. Kjo do të zeronte borxhet e klubit, por do të kishte pasoja të tjera.

HIQEN TITUJT DHE KOEFICIENTI

Nëse Skënderbeu shpall falimentin dhe krijohet një klub i ri që do të përfaqësojë Korçën, atëherë skuadrës së re nuk do t’i njihen më zyrtarisht titujt kampionë (8) si dhe koeficienti i shkëlqyer që kanë në Europë. Një zgjidhje e dhimbshme, por duket e pashmangshme për t’i dhënë jetë një projekti të ri dhe shpresëdhënës.

Skenderbeu

PLANI I BUJSHËM

“Panorama Sport” mëson se shpallja e falimentit është më shumë sesa një ide në Korçë. Varianti i parë është që pas kësaj të mund të krijohet klubi me emrin AF Skënderbeu ose ndryshe Akademia e Futbollit Skënderbeu. Por, ka një problem: Duhet ta nisë nga Kategoria e Tretë. Shumë vite derisa të ngjiten në Superiore. Megjithatë, ka edhe një plan të dytë që mund të fusë në lojë edhe disa klube të tjera. Gazeta mëson ekskluzivisht se nëse shpallet falimenti i Skënderbeut, atëherë FSHF do ta largojë nga Superiorja. Rrjedhimisht elita e futbollit mbetet me nëntë ekipe. E gjithë kjo do të sillte një efekt domino…

JA SKEMA:

1) Skënderbeu shpall falimentin!

2) Skënderbeu shkrihet ose duhet ta nisë nga Kategoria e Tretë, ndërkohë që vendin e tij në Superiore e zë Besëlidhja, si finaliste “play off”-i me Vllazninë.

3) Vendin e Besëlidhjes në të Parën e zë Maliqi si finalist i “play off”-it. Dhe mu këtu është kleçka… Maliqi do të projektohet si skuadra që do të zëvendësojë Skënderbeun në Korçë, natyrisht me investimet që lipsen. Arsyeja? Mjafton vetëm një vit për t’u rikthyer në Superiore.

Maliqit ndërkohë i ndërrojnë emrin dhe stemën duke e quajtur AF Skënderbeu ose Korça dhe gjithçka nis nga e para. Ky është plani që po diskutohet së fundmi mes drejtuesve të Skënderbeut, bashkisë dhe federatës. Mbetet për t’u parë nëse do ta realizojnë ose jo…/Panorama Sport

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pas tërmetit shkatërrimtar, Greqia regjistron shifra rekord me Covid

Pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.6 ballë, Greqia përjetoi sot edhe një rritje rekord të rasteve të reja me koronavirus. Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj,...

Tërmeti ‘shkrin akujt’ mes Turqisë dhe Greqisë, Mitsotakis telefonon Erdogan

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.6, duket se ka shkrirë akujt mes Greqisë dhe Turqisë. Pas lëkundjeve të forta sizmike që përjetuan të dyja vendet, kryeministri...

Michel bisedë me Ramën: Pres me padurim Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Michel thotë se pret me padurim mbajtjen e Konferencës së...

Trajtimi në spitale, Rama ‘mbron’ Manastirliun: Basha njësoj si famëkeqi Sali

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e liderit të opozitës, Lulzim Basha pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Oherta Manastirliu në...

A preket Shqipëria pas lëkundjeve të tërmetit në Turqi? Flet sizmiologu Duni

Sizmologu, Llambro Duni ka komentuar situatën që po kalojnë Greqia dhe Turqia, të cilat u tronditën mesditën e së premtes nga lëkundjet e forta...