E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

“S’kemi patur probleme me familjen Liçi”, flet bashkëshortja e viktimës 

Bashkëshortja e të ndjerit Endri Mustafa, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen Guerrile në Shkodër, falë një deklarate ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjes. Eleminimi i Endri Mustafës në Shkodër, ka marrë një tjetër rrjedhë, duke iu referuar pretendimeve të familjarëve të tij. Ndërsa policia deklaroi se krimin e ka kryer Ibrahim Liçi, bashkëshortja e Endri Mustafës e ka hedhur poshtë këtë tezë. Ingrid Mustafa tha për mediat se marrëdhënia e tyre me fisin Liçi është shumë e mirë, dhe nuk ekziston asnjë arsye që bashkëshorti i saj të jetë vrarë prej tyre. Policia raportonte më herët se Ibrahim Liçi është personi i cili ekzekutoi me armë zjarri 32-vjeçarin Endri Mustafa, trupi i pajetë i të cilit u gjet mëngjesin e së hënës në zonën e Livadheve në Shkodër. Po kështu kanë prangosur shtetasin e mitur Ergys M., 15 vjeç i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Ibrahim Liçit në këtë krim. Të njëjtat burime shtojnë se është arrestuar dhe shtetasi me inicialet E. A., 26 vjeç, banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Deklarata e bashkëshortes së të ndjerit Endri Mustafa

“Ata janë komshinjtë tanë, burri im ka qenë shok me djemtë e tij, kam dhënë deklarata në polici, dhe u kam thënë që nuk kanë asnjë lidhje me burrin tem. Ne jemi 100% të sigurtë që kjo nuk ka ndodhur për shkak të djalit të tij. Endri ka dalë në 10 të darkës, më kërkoi një kapuç, dhe më tha se do të shkonte deri në Livadhe, më tha se nuk do të vonohej. Ky djali kishte ardhur që në mesditë, e kishte kërkuar disa herë, i thashë që të mos merrej me atë fëmijë.

Nuk ia vuri veshin, e anashkaloi se çfarë mund ti bënte. Ka ikur në 10 të darkës dhe nuk kemi marrë asnjë lajm më. Nuk ka pasur konflikt me kërkënd, as ka pasur kërcënime, ky erdhi për qejf, nuk e di se për çfarë e ka nxjerrë jashtë 15 vjeçari prej shtëpie Endrin. Burri është shprehur se ”nuk po të shkruaj mesazhe, por ti më del po të çova një figurë të kalit”, dikush fshihet pas tij. Nuk ka lidhje me Liçin, nuk i kanë bërë gjë ata, kemi shkuar shumë mirë, kanë pasur raste dhe na e kanë hapur derën kur kemi pasur nevojë.
Nuk e di nëse arma është e tij, pasi nga shtëpia ka dalë pa armë, më ka thënë që do të vinte shpejt, ne kërkojmë që ta gjejnë se kush e ka vrarë. Ata thojnë dhe që e kanë dhunuar, herë thonë që edhe e kanë vrarë, ky i ka dalë dikujt që i ka besuar. Burri im nuk i besonte askujt pa e ditur se kush është, edhe sikur të vinte në prag të shtëpisë. Kishte që në tetor që djali i mitur nuk vinte në shtëpinë tonë, ka ardhur ditën e Bajramit, por nuk ka pasur asgjë të përbashkët me burrin tim. Endri ka qenë në kërkim, kishte ardhur që të takonte fëmijët dhe i ndodhi kjo”, tha ajo.

Lexo edhe :   Pandemia godet fort Shkodrën, me mbylljen më të madhe të bizneseve më 2020
Lexo edhe :   Pandemia godet fort Shkodrën, me mbylljen më të madhe të bizneseve më 2020

Në zonën pranë brigjeve të liqenit, ku dhe ndodhi ekzekutimi, janë gjetur si provë materiale një pistoletë dhe gëzhojat e plumbave të shtënë në drejtim të 32 vjeçarit. Nga ekspertiza rezulton se viktima është ekzekutuar me 6 plumba, 3 në gjoks, 2 në kokë dhe një në gojë. Viktima sipas uniformave blu, ishte denoncuar nga familjarët e tij prej 3 ditësh i zhdukur dhe vetëm mbrëmjen e së dielës është mësuar fati tragjik i tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...