E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

S’kanë të ndalur skandalet/Kaso: Do publikohen edhe regjistrat e kredive

Dje në gjithë median online qarkulloi lista e pagave zyrtare për punonjësit në të gjithë vendin. Lista është me 630 mijë punonjës në të gjithë vendin, të punësuar dhe vetëpunësuar, ndërsa pagat janë publikuar për rreth 550 mijë persona, të cilët janë të punësuar në biznese dhe në shtet.

Publikimi i kësaj liste përbën dekonspirimin më të madh të të dhënave personale. Burimi kryesor që prodhon dhe administron të dhënat është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, por të dhënat përpunohen dhe administrohen edhe nga institucione të tjera statistikore në vend të tilla si INSTAT. Ndërkohë nuk dihet se nga ka dalë lista, që është shpërndarë në WhatsApp. Nga të dhënat, lista e pagave rezulton e janarit 2021.

Pas skandalit me pagat, duket se nuk do të ndalet me kaq, pasi do publikohet një databazë e tretë e cila lidhet me kreditë e çdo shqiptari. Ivi Kaso i cili është anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, thotë se databaza për pagat është vazhdim i publikimit të të dhënave për votuesit para zgjedhjeve.

I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Kaso tha se pas publikimit të dy listave të para qëndron dhe një listë e tretë që ka të dhëna më sensitive, pasi lidhet me kreditë.  Ivi Kaso paralajmëroi se shumë shpejt do të dalë regjistri i kredive, që ekspozon të dhëna akoma më të ndjeshme të qytetarëve. “Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive, siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale”, tha ai.

Lexo edhe :   Si zgjidhet kriza në PD: 10 vendimet që shpëtojnë Partinë Demokratike
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...