E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

S’kanë fund telashet, lëshohet urdhër-arresti për Donald Trump

Teksa u duk se situata u qetësua disi, pasi Donald Trump pranoi humbjen përballë rivalit Joe Biden, të tjera lajme aspak të mira vijnë për ish-presidentin.

Sot Iraku ka lëshuar një urdhër arresti ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ky urdhër-arrest është lëshuar nga një gjykatës në Bagdad, në lidhje me vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis dhe një lideri të milicisë irakiane në janarin vitit të kaluar. Lajmin në fjalë e raporton Washington Post.

Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit.

Washington Post shkruan se akuza për vrasje në Irak ka dënim me vdekje. Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet.

Vendimi për ta lëshuar këtë urdhër u tha se u bë “pasi gjykatësi kishte marrë deklaratat nga familja e Abu Mahdi al-Muhadis”, të cilët janë në cilësinë e paditësve. Hetimi për këto vrasje është duke vazhduar, njoftoi Këshilli gjyqësor Suprem.

Ky urdhër-arresti vjen në një kohë kur Joe Biden është zyrtarizuar si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Kongresi amerikan e ka shpallur presidentin e 46 në historinë e SHBA-së.

Protestat e dhunshme që ndodhën në Kapitol ditën e djeshme ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u arrestuan 52 të tjerë, u dënuan gjerësisht nga politikanët më të lartë në Amerikë, ndërsa bënin thirrje që Trump të tërhiqte protestuesit. Sot Kongresi ka certifikuar zyrtarisht Joe Biden president.

Lexo edhe :   Administrata Biden dhe përpjekjet për të rritur nivelin e vaksinimeve
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...