E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Skandaloze/Shtyhet ndeshja e Elbasanit, stadiumin e ka për të tjerët!

Cilido ekip i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë mund të gjejë strehë në stadiumin “Elbasan Arena”, por për një klub ky impiant është i ndaluar.

Elbasani që militon këtë sezon në Kategorinë e Dytë, e ka si mision të pamundur për të luajtur në “Elbasan Arena”. Ju duket e çuditshme? Këto janë në fakt çudira shqiptare!

Në kushtet kur FSHF-ja ia mohon mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve në impiantin ku ka luajtur historikisht, skuadra verdheblu mbetet me shpresën që në fundjavë të ketë ndonjë stadium të lirë në qytetet afër, kryesisht në Peqin dhe Cërrik.

Ndeshja e vlefshme për javën e 10-të mes Elbasanit dhe Murlanit është spostuar për t’u luajtur nesër në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes. Kjo për të vetmen arsye pasi të gjitha fushat kanë qenë të zëna.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...