E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Skandali me të dhënat personale/ Meta: Shqipëria po bëhet turpi i botës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin për sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të gazetarëve të Lapsi.al, që publikoi edhe lajmin për databasën e PS ku përdoreshin të dhënat personale.

Teksa ka sjellë në vëmendje qëndrimin e Transparency International, kreu i shtetit i bën thirrje SPAK për veprimin me urgjencë.

Sipas Kreut të Shtetit, Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Ramës.

Postimi i Presidentit Meta në rrjetin social, Facebook

E gjithë bota është alarmuar mbi atë që po ndodh në Shqipëri.

Pas vendimit të sotëm urgjent të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kundër sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të gazetarëve të Lapsi.al, një tjetër institucion prestigjoz ndërkombëtar ngre alarmin.

Transparency International, thotë: “Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesë të mëtejshme, të qartësojnë nëse partia në pushtet ka marë të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat shtetërorë dhe abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës”.

“Është e pakonceptueshme që zyrtarët e Qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve. Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre”.

Dy kërkesat zyrtare që Presidenti i Republikës i ka përcjellë SPAK për nisjen urgjent të hetimeve për bazën kombëtare të të dhënave personale në administrim të strukturave partiake të Partisë Socialiste, si dhe për intensifikimin e hetimeve, kanë gjetur deri tani vetëm heshtjen e këtij institucioni.

Bëj edhe një herë thirrje për veprimin me urgjencë, në kushtet kur Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit ende në detyrë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...