E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Skandali me të dhënat personale/ Bushati: Duhet të jetë shqetësimi i qeverisë

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati një një lidhje ‘live’ në Instagram ka komentuar rreth publikimit të të dhënave personale të mbi 900 mijë shqiptarë nëpër media.

Bushati u shpreh se ky duhet të ishte shqetësimi nr i i qeverisë dhe i zyrtarëve pasi këto të dhëna janë të rëndësishme dhe tepër private.

Ai e konsideroi si një çështje tepër të rëndësishme për t’u anashkaluar dhe u shpreh se ai kur ishte pjesë e PS-së ka patur të dhëna në database por jo të dhëna personale që cënonin privatësinë e njerzve.

”Dua të bëj një sqarim, për mua si jurist dhe qytetar, e jo si politikan është e rëndësishme. Në Kushtetutën e 1998 për herë tëp arë është sanksionuar si një nga të drejtat themelore, të drejtat me mbrojtjen e të dhënave personale e trajtimin e tyre. Nga 98 e më pas është plotësuar kuadri ligjor e institucional që e trajton. Edhe për të dhënat sensitive. Ka regjim mbrojtës edhe më të fuqishëm se të dhënat personale.

Edhe si socialist jam disi krenar që ky koncept që ka qenë i panjohur për Shqipërinë është inkorporuar në kushtetutën e 1998, ishte produkt i PS se opozita e asojkohe e bojkotoi. Duhet të jemi progresistë në vlera, radikalë në sjellje, edhe duhet të jemi reformistë në metodë. Progresistë në vlera sepse si unë që militoj në parti politike të qendrës së majtë, ku hyn trajtimi i të dhënave personale. Duhet të ishte shqetësimi numër 1 i qeverisë dhe zyrtarëve të qeverisë, të dhënat kanë rëndësi absolute.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...