E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Skandali me sanitaren/Manastirliu: Ndëshkimi do të jetë maksimal

Në deklaratën për media, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u prononcua lidhur me rastin e sanitares e cila u hoq si infermiere. Madje ajo u mori 8 mln lekë familjarëve të një pacienti të shtruar me COVID te Shefqet Ndroqi. Manastirliu tha se ka ngritur një grup pune për hetim të thellë administrativ.

Ajo kishte një apel ndaj të gjithë qytetarëve, që të mos bien pre e askujt. Nëse do të përballen me raste abuzive, çdo qytetar duhet të informojë autoritetet nëse iu cënohet e drejta për shërbimin. Ministrja e Shëndetësisë u ‘dorëzua’ duke thënë se sistemi nuk është i përsosur, ku sipas saj, ka batakçij të këtij lloji që shkelin besimin e familjarëve. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ministrja e cilësoi këtë akt të neveritshëm dhe meriton ndëshkim maksimal ashtu sikurse ka ndodhur.

“Këto nuk janë ditë të këqija, por të mira për sa herë që një qytetar bën një denoncim me fakte dhe na jep ne mundësinë të pastrojmë sistemin. Ashtu siç kemi dhe pamë rastin e qytetarit që denoncoi, mund të kemi edhe raste të tjera që nderojnë bluzën e bardhë. Inkurajoj gazetarët dhe qytetarët të denoncojnë rastet, dhe të shkojnë deri në fund qofte edhe indicieve më të vogla.

Do të kenë mbështetjen tonë të pakursyer. Unë kam ngritur një grup pune nga MSH që do të kryej një investigim të plotë administrativ, dhe verifikim të çdo akuze në spitalin COVID2. Kam një thirrje për të gjithë qytetarët, mos bini pre e askujt, informoni autoritetet nëse iu cenohet e drejta për shërbim apo ka diçka që nuk shkon në kryerjen e detyrës dhe marrjen e shërbimit.

Lexo edhe :   Kosova regjistron 5 viktima dhe 437 raste të reja me koronavirus

Sistemi nuk është i përsosur, ka batakçij të këtij lloji që shkel besimin e familjarëve që i ka lënë në duart jetën e të afërmit të tij dhe kjo është e neveritshme dhe meriton ndëshkim maksimal ashtu sikurse ka ndodhur. Ata na bëjnë një dëm shumë të madh, pasi na godasin një marrëdhënie mjekë-pacientë që ne jemi duke e kuruar. Toleranca do të jetë zero në çdo strukturë dhe ndëshkimi do të jetë maksimal”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :   Kosovë: Rriten infektimet nga koronavirusi, 4 viktima

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...