E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

Skandali me programin Pegasus/ Makron dhe 13 udhëheqës botërorë janë përgjuar

Baza e të dhënave të zuluara nga programi Pegasus, përfshin numrat e telefonit celular të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe 13 krerëve të tjerë të shteteve dhe krerëve të qeverive.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa dhe kryeministri pakistanez, Imran Khan, janë gjithashtu ndër personat e përgjuar, duke përfshirë edhe diplomatë, shefa ushtarakë dhe politikanë të lartë nga 34 vende, shktuan The Guardian.

Programi Pegasus ka aftësinë ta kthejë telefonin në një pajisje përgjuese, falë aftësisë për të mos u diktuar nga antiviruset si dhe opsionit që mund të fiket dhe të ndizet në heshtje dhe nga distanca.

I zhvilluar nga firma izraelite “NSO Group”, e njohur edhe si “Q Cyber ​​Technologies”, ky program mund të përdoret për regjistrimin e telefonatave, kopjimin apo dërgimin e mesazheve, regjistrimin përmes kameras së telefonit si në pajisjet Android dhe iOS.

NSO këmbëngul se baza e të dhënave nuk ka “asnjë rëndësi” për kompaninë, dhe tha se Macron nuk ishte një “shënjestër” e asnjë prej klientëve të saj, që do të thotë se kompania mohon se ai ishte zgjedhur për mbikëqyrje duke përdorur Pegasus.

Figurat politike, numrat e të cilave shfaqen në listë përfshijnë:

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i cili duket se është zgjedhur nga Ruanda në 2019.

Emmanuel Macron, presidenti francez, i cili duket se është zgjedhur si një person me interes nga Maroku në vitin 2019. Një zyrtar i Élysée tha: Nëse kjo provohet, është qartësisht shumë serioze. E gjithë drita do të hidhet mbi këto zbulime mediatike.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili gjithashtu duket se ka qenë me interes për Marokun në 2019.

Lexo edhe :   Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Saad Hariri, i cili dha dorëheqjen si kryeministër i Libanit javën e kaluar dhe duket se ishte zgjedhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në 2018 dhe 2019.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, i cili duket se është zgjedhur si një person me interes nga Maroku në 2019, kur ishte kryeministër i Belgjikës.

Mbreti Mohamed VI i Marokut, i cili u zgjodh si një person me interes në 2019, me sa duket nga forcat e sigurisë në vendin e tij.

Saadeddine Othmani, kryeministri i Marokut, i cili gjithashtu u zgjodh si një person me interes në 2018 dhe 2019, përsëri ndoshta nga elementë brenda vendit të tij.

Lexo edhe :   Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Imran Khan, kryeministri i Pakistanit, i cili u zgjodh si një person me interes nga India në 2019.

Felipe Calderón i Meksikës , ish-presidenti. Numri i tij u zgjodh në 2016 dhe 2017 nga ajo që besohet të ketë qenë një klient meksikan gjatë një periudhe kur gruaja e tij, Margarita Zavala po kandidonte për punën më të lartë politike të vendit.

Robert Malley, një diplomat i vjetër amerikan i cili ishte kryenegociatori në marrëveshjen SHBA-Iran dhe i cili duket se është zgjedhur si një person me interes nga Maroku në 2019. NSO ka thënë se klientët e qeverisë së saj janë të ndaluar të vendosin softuerin e saj kundër numrave të SH.B.A. sepse është bërë “teknikisht e pamundur”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...

Gërdeci/ Kreu i SPAK: Çështjes së Mediut do t’i shkojmë deri në fund

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për...