E enjte, 9 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Skandali i trafikut të arabëve, arrestohet Drejtoresha e Kufirit në Tiranë

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Pas denoncimit të skandalit të trafikut të shtetasve arabë nga vendet e lindjes nëpërmjet Shqipërisë për në Perëndim, Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Tiranë, Enkelejda Toska është arrestuar, bashkë me shefin e sektorit, Besnik Zela, shefin e seksionit Altin Hasani dhe specialisten Albana Metko.

Më herët u njoftua shkarkimi i tyre, por SHÇBA njofton se tani ata janë arrestuar.

Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdorur atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi.

Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë, shkruan “opinion.al”.

Ndalimi u bë për veprat penale të “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” u denoncua rasti i një rrjeti trafiku që kryehej përmes Shqipërisë nga vendet arabe në Perëndim.

Një nga emigrantët e intervistuar pranoi se Sami Toska ishte një nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm ku përmes kompanive fantazëm, emigrantët silleshin në Shqipëri dhe më pas i krijohej një mundësi për kalimin e kufirit për në vendet e BE.

Sami Toska është bashkëshorti i Enkeleda Toskës dhe dyshohet se kjo e fundit ka favorizuar skemën e trafikut duke shfrytëzuar detyrën e saj.

Njoftimi: “SHÇBA ndalon drejtues e punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj

Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit i pezulloi nga detyra zinxhirin drejtues në DRKM Tiranë

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin klandestin të qënieve njerëzore, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri, kreu ndalimin e punonjësve të policisë:

Lexo edhe :   Mungesa e pasagjerëve, transporti urban në Tiranë drejt rimbylljes
Lexo edhe :   Kishte ngritur një skemë mashtrimi, policia kap 24-vjeçaren e cila ishte në kërkim

– E.T., me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;

– B.Z., me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;

– A.H., me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;

– A.M., specialiste në DRKM, Tiranë.

Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi.

Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë.

Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme.

Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqiperi.

Ndalimi u bë për veprat penale të “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet vijojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave penale të konsumuara nga këta punonjës policie”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjykata pushon çështjen për ish-ambasadoren Ardiana Hobdari

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen e vjedhjes së pasaportave në Greqi. Lidhur me këtë çështje ishte nën akuzë edhe ambasadorja shqiptare, Ardiana...

Publikohet data/ Ja kur do votohet Reforma Zgjedhore

Partia Socialiste bëri me dije se Reforma Zgjedhore do të votohet në seancën e 23 korrikut, një javë para afatit. PS ka mbledhur pas seancës...

Rivaldo: Lautaro nuk bën punë, Neymar të rikthehet tek Barcelona

Rivaldo preferon rikthimin e Neymar tek skuadra e Barcelonës, përpara blerjes së sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. Ai beson se është koha që që Barcelona...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Do të shkoni nesër në plazh? Temperatura të larta deri në 35 gradë

Sot pasdite (e enjte, dt. 09) dhe nesër (e premte, dt. 10) nuk priten reshje. TEMPERATURAT Nesër (e premte, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të...