E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Skandali i të dhënave personale/ Prokuroria merr në pyetje 14 ekspertë

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore, pas skandalit të publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu, në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Mësohet se deri më tani janë pyetur nga Prokuroria 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve.

Ndërkohë, përveç pyetjes së ekspertëve, Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi ndjesë qytetarëve, për daljen në publik të dhënave të pagave të tyre. Ai përjashtoi mundësinë që sistemi i Tatimeve të jetë hakuar, dhe kërkon hetim për përgjegjësit që ndodhen brenda kësaj drejtorie.

Por përgjegjësitë mes inspektorëve të Tatimeve, ai akuzon se mund të jenë përdorur si të infiltruar dhe nga segmente të caktuara politikë. Dyshimet i ngre bazuar dhe mbi rastin tjetër të daljes së të dhënave personale, atë të njohur si çështja e patronazhistëve socialistë.

Lideri demokrat Lulzim Basha, dje në një konferencë për shtyp akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për skandalin e publikimit të pagave të mbi 694 mijë qytetarëve shqiptarë. Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet që të jap dorëheqjen pas këtij skandali.

Ai e ka konsideruar skandalin e publikimit të pagave një skemë kriminale, duke theksuar se ndjesa e kryeministrit Edi Rama ishte sa për të kaluar radhën. “Pas arrestimit të ish-ministrit ka plasur një skandal tjetër që në çdo vend normal duhet të ishte pasuar nga dorëheqja e Ramës, ai jo vetëm që s’ka dhënë dorëheqjen por doli sot për të na shpjeguar se s’ishte problem i bravave të AKSHI-t. Rama filloi me patronazhistët sistemin që ndërtoi në funksion të masakrës së 25 prillit. Të dhënat më sensitive të qytetarëve të marra nga Drejtoria e Tatimeve apo përmes të dhënave të tjera të aksesueshme nga qeveria në mënyrë të paligjshme ishin vënë në dispozicion të kryeministrit. Skandali i rrjedhjes së të dhënave sa i takon të ardhura është konfirmim i skenës kriminale të krimit elektoral të ndërtimit të sistemit të ri të shtetit të sistemit të patronazhistëve. Rama e di këtë dhe kjo është arsyeja pse ka dalë t’i rimbrojë”, tha Basha.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...