Kryesore

Skandali i radhës/ Teza e letërsisë ‘fluturon’ në rrjet (foto)


               Publikuar në : 11:24 - 12/06/19 M. S

Pak nga nisja e provimit, teza e maturantëve është bërë virale në rrjetet sociale. Ndonëse nga ana e Ministrisë së Arsimit thonë se kontrollet janë të ashpra dhe se mësuesit nuk lejojnë kurrsesi që nxënësit të kopjojnë, vit pas viti ndodh edhe ndonjë rast përjashtimor.

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka publikuar disa foto, ku shihet teza e maturantëve. Sipas Boçit, shpërndarja e tezave është bërë me qëllim që të avantazhojë çunat dhe gocat që janë pjesë e partisë.

Statusi

Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!!
Ky është Krim Shtetëror!

Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve.

Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo!!!!!

Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës?!!!

Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!!

Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.
Turp dhe skandal i vërtetë!

Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT