Skandalet seksuale kanë pushtuar sërish sportin. Pas skandalit në Amerikë, radhën e ka Brazili sa u përket thuajse të gjitha disiplinave të sportit. Pas 4 muajsh hetime, kanë dalë sot 42 akuza të forta për abuzime seksuale në sportin e gjimnastikës në Brazil.Gjithçka nisi pas situatës së ngjashme që ndodhi në Amerikë dhe fituesin e medaljes së artë në Lojërat Pan-Amerikane në vitin 2011, ka vendosur të denoncojë abuzimin seksual që është bërë ndaj saj. Hetimet nisën pas një reportazhi të bërë nga një televizion brazilian, që sot kanë sjellë arrestimin e Carvalho Lopez, ish-trajnerin e kombëtares braziliane të gjimnastikës, i akuzuar për abuzime seksuale. Mësohet si Lopez ka abuzuar seksualisht me dhjetëra gjimnaste, përfshi edhe Petrix Barbosa.
Hetimet kanë nisur më 16 janar të këtij viti, pas një deklarate të Barbosa, që e frymëzuar nga situata e njëjtë që ndodhi në Amerikë, vendosi të bashkëpunojë me televizionin brazilian, duke nxjerrë shumë abuzime ndaj saj.Nga ajo ditë janë kontaktuar mbi 80 persona, shumica e të cilave gjimnaste dhe në 42 raste konfirmohet abuzimi që ka pasur Lopez me sportistët, që tashmë është në pranga dhe do të dalë para gjykatës. “Bënte presion në çdo moment dhe më çonte në banjo për të kontrolluar organet e mia gjenitale, me arsyen për të parë zhvillimin tim”, ka thënë Barbosa.