Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandal me sigurinë ushqimore

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal me sigurinë ushqimore

Gjendja e sigurisë ushqimore paraqitet e njëjtë prej shume vitesh, teksa produktet e mishit shiten lehtësisht në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Kontrolli veterinar mungon sërish nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. “Fiks Fare” iu është rikthyer vëzhgimeve në disa zona problematike.

Në Kurbin dhe Krujë, situata paraqitet njësoj si më parë. Bagëtitë theren në rrugë dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. Mishi tregtohet i pakontrolluar nga ana e veterinerëve, pa vula dhe as raportime mjekësore.

Askush nga autoritetet e AKU-së, higjienës apo pushtetit vendor nuk kryen kontrolle. Tregtarët tregtojnë mish në mes të rrugës dhe pluhurit.

Situata paraqitet e njëjtë edhe në Fushë Krujë. Në fshatin Arameras, kafshët theren dhe tregtohen në rrugën nacionale. Në qendër të Thumanës, një nga kasapët tha se asnjëherë në këtë fshat nuk kontrollohej mishi, e si rrjedhojë ai është shitur pa vulë. Ndërsa në Mamurras, bagëtitë theren në hyrje të qytetit, në një treg të improvizuar, ku nuk ka ujë as për të larë duart tregtarët, dhe as për mishin.

Por, prapa nuk mbeten as produktet shtazore. Tregtimi i tyre dhe nënprodukteve të qumështit është jashtë çdo kushti higjieno-sanitar. “Fiks Fare” ka vëzhguar 5 baxho në Lushnje. Në të gjitha mjediset vihet re papastërtia, si dhe mënyra e mbajtjes së produktit në kushte jashtë çdo parametri.

Në një video të publikuar gjatë emisionit tregohen qartë sesi prodhuesi e kapte djathin pa doreza dhe sesi insekte të shumta ndodheshin mbi të. Në Bubullimë, baxhot ngjajnë me tunele, ku mbizotëron lagështia. Mjedise të sajuara. Mbi fuçitë ku ruhet djathi vendosen copa polisteroli dhe mbetje të tjera.

Veç djathit, në të njëjtin vend tregtohet edhe mish. Në një baxho të fshatit Këmishtaj, mjedisi jashtë ishte i shkatërruar. Djathi ruhej në frigoriferë të vjetër dhe të ndryshkur, jashtë çdo standardi. Personi që tregtonte këtë produkt shtazor nuk përdorte doreza. Ai, në njërën anë konsumon duhan dhe në anën tjetër merret me tregtimin e djathit.

Në fshatin Guri i Gomares, brenda baxhos mizat shihen kudo. Pronarja pa doreza dhe asnjë mjet të nevojshëm për të ruajtur higjienën e produktit. Madje, pasi kruante veshët, kapte me dorë edhe djathin. Në vaskën me hirrë vihej re prania e mizave të shumta. Të njëjtën pamje të ofronte edhe baxhoja në fshatin Gërmenj, po në Lushnje. Mjedisi i papastër dhe prania e mizave vihej re kudo. Sipër fuçive të mbushura me djathë, për ta ngjeshur produktin kishin vendosur pllaka zdrukthi të vjetra, të kalbura.

Tags: denoncimme sigurinëSKANDALushqimore

TË LIDHURA

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ
Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat
Aktualitet

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

19:23 | 08/11/2025
Next Post
Andre Silva i përgjigjet me gol kritikave (Video)

Andre Silva i përgjigjet me gol kritikave (Video)

“Guximi” i pacipë i drejtësisë në hetimin e Guximtar Boçit

“Guximi” i pacipë i drejtësisë në hetimin e Guximtar Boçit

OKB: Spanja ka shkelur të drejtat e njeriut në Kataloni

OKB: Spanja ka shkelur të drejtat e njeriut në Kataloni







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com