Futboll

Skandal në Sarandë, dhunohen arbitrat dhe lojtarët e Orikut (video)


               Publikuar në : 10:39 - 03/11/19 B H

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Sarandë, teksa një sherr i madh ka ndodhur mes lojtarëve dhe tifozëve.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në ndeshjen mes Butrintit U-19 dhe Orikut U-19. Gjatë zhvillimit të kësaj ndeshjeje tifozët dhe lojtarët e Butrintit kanë ushtruar dhunë ndaj arbitrave dhe lojtarëve të Orikut.

Shkak për këtë është bërë rezultati 0-3 në favor të Orikut. Sipas ‘Panorama Sport’, në momentin kur Butrinti shënoi një gol gjatë fillimit të pjesës së dytë, në fushë ka shpërthyer dhuna.

Ndërkohë, forcat e policisë mësohet të kenë ndërhyrë me shumë vonesë. Pas këtij incidenti, loja ka vijuar dhe rezultati është barazuar 3-3 si pasojë e presionit të paprecedentë të ushtruar.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT