E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Skandal me vaksinat në Indi/ 2,500 personave u injektohet ujë me kripë

Mijëra vetë kanë rënë pre e një mashtrimi në Indi, ku njerëzve u janë dhënë vaksina të rreme kundër koronavirusit. Një sërë personash kanë përfunduar në pranga për këtë skandal, mes tyre edhe mjekë e punonjës shëndetësore, shkruan CNN.

Vishal Thakur, zyrtar i lartë i departamentit të policisë në Mumbai tha se njerëzve që prisnin të vaksinoheshin kundër Covid 19, u është injektuar thjesht ujë me kripë. Dozat e rreme llogaritet t’i kenë marrë të paktën 2500 persona.

”Deri më tani, 14 persona janë arrestuar nën dyshimin e mashtrimit, komplotit kriminal dhe akuzave të tjera. Më shumë arrestime mund të vijnë ndërsa policia vazhdon hetimet për njerëzit e tjerë të përfshirë në mashtrim”, tha Thakur.

India u godit rëndë nga një valë e dytë e koronavirusit midis muajit prillit dhe fillimit të qershorit, ku u infektuaan miliona persona dhe humbën jetënmijëra në të gjithë vendin.

Pas kulmit që arriti vala në muajin maj, kurba e të infektuarve ka pësuar ulje, duke lehtësuar presionin mbi sistemin mjekësor dhe duke lejuar autoritetet të rrisin programin e tyre të vaksinimit gjatë rimëkëmbjes së vendit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, këmbimi valutor për ditën e sotme

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik. Ndërkohë, dollari dhe franga zvicerane kanë shënuar...

Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Varianti Omicron ka shtuar frikshëm infektimet në Kosovë, e ndërsa pritet nga ekspertët që të shtrëngohen sot masat anti-COVID. Në total numri i rasteve aktive...

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Freskut në Tiranë

Një banesë në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e marrë me qira nga shtetasja...