E diel, 22 Maj, 2022
20.5 C
Tirana

“S’kam kohë të flas”/Bora Muzhaqi reagon pas 8 ditësh për krimin makabër

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, duket se ka gjetur kohë për të folur lidhur me krimin makabër, ku një 8-vjeçar u vra barbarisht nga fqinji i tij.

Kjo ngjarje shokoi mbarë opinionin publik, por një ditë pas krimit ministrja tha se nuk kishte kohë të fliste për atë që kishte ndodhur.

Ndonëse drejton një institucion që u krijua me futjen e Muzhaqit në kabinetin qeveritar, në mënyrë që fëmijët të kishin një vëmendje më të madhe, ministrja tha se në fakt ajo nuk ka asnjë lloj përgjegjësie mbi këto ngjarje.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Muzhaqi u largua me një buzëqeshje, teksa thoshte se ishte shumë vonë e duhej të largohej. Tetë ditë pas vrasjes së vogëlushit Mateo Vasiu, ministrja e Ramës gjeti kohë të thotë dy fjalë nga Korça.

“Pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua. E para, ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda. Duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, dhe e kuptoj se kjo është pjesa më e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë, është ndoshta jo momenti i duhur për të folur. Kjo s’do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vetë për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, u shpreh ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...